“Të gjitha epokat që kanë kaluar, kanë pasur ato bukuritë e tyre. Ky është një trajner i ri, epokë dhe frymë e re. Po e tregon si në fushë dhe me lojtarët, janë të gjithë të lumtur dhe të kënaqur. Më pëlqen pozitiviteti që ka sjellë.
Presidentit Duka i thashë më bëj kontratë këtu.(qesh)
E ardhmja? Nuk e di vetë. Objektivi im ka qenë gjithmonë që të jem gati për kombëtaren tani në shtator. Pashë që situata për merkaton nga shtatori dhe gushti ishte pak e vështirë, pak e rrëmujshme. Po përqëndrohesha që të jem gati këtu, të tregoj që jam akoma në formë dhe shpresoj të gjej një zgjidhje të mirë për të ardhmen.
101 ndeshje? Ka qenë ëndërr. Jo më që ta mendoj se ku kam filluar dhe ku kam arritur. Thjesht të jem krenar për veten time besoj. Futbolli është shumë i gjatë. Duket i shkurtër, por me të vërtetë është i gjatë, qëkur e fillon dhe kur arrin nga fundi. Duket se po vjen fundi, duan ta japin fundin shumë veta, por duhet ta mbash veten gjithmonë në formë dhe të kesh njerëz me pozitivitet afër.
Fundjava? Stërvitjen e kam bërë gati çdo ditë, por në fundjavë kam dalë gjithmonë xhiro me familjen për t’u relaksuar. Besoj se kjo ka qenë shiringa më duket, qetësia e dy ditëve”, u shpreh Hysaj për “Klan TV”


