AKTUALITET /

Detaje të reja nga operacioni antidrogë në Tiranë: Zbulohet roli i ish-policit në grupet e shpërndarjes pranë gjimnazeve

Ferit Xhani, i njohur me nofkën “Luzi”, dyshohet se kishte rolin e furnizuesit të grupeve.

Shkruar nga Versus

Detaje të reja nga operacioni antidrogë në Tiranë: Zbulohet

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni antidrogë në Tiranë. Sipas informacioneve të raportuara, 55 persona kanë rënë në radarët e hetuesve për shpërndarje të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Mes shkollave pranë të cilave dyshohet se vepronin shpërndarësit përmenden gjimnazet “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Çajupi” dhe shkolla profesionale ekonomike.

Sipas këtyre të dhënave, lëndët narkotike u shiteshin edhe të miturve. Deri tani nuk është bërë e qartë nëse shpërndarja ndodhte brenda ambienteve shkollore apo në afërsi të tyre.

Ferit Xhani, i njohur me nofkën “Luzi”, dyshohet se kishte rolin e furnizuesit të grupeve.

Ai rezulton person me precedentë të mëparshëm për drogë dhe plagosje.

Në hetim përmendet edhe ish-efektivi i policisë Engrid Henaj, për të cilin raportohet se kishte rol të rëndësishëm në veprimtarinë e grupeve.

Henaj ishte përjashtuar vite më parë nga Policia, pas një arrestimi për vjedhje. Hetimet vijojnë për të përcaktuar rolin konkret të secilit person të përfshirë./Versus.al

Poll