Ceferin paralajmëron Italinë: Euro 2032? Ndërhyrjet politike minojnë besimin e UEFA
Nuk është shansi i fundit, por Turqi-Itali do të jetë një test thelbësor për Roberto Mancinin dhe Të Kaltrit. Eksperienca e dytë në pankinën e 4 herë kampionëve të botës nisi në mënyrën më të keqe të mundshme; dy goditjet e marra në Olimpico ndaj Belgjikës bënë që mbi trajnerin nga Jesi dhe futbollistët të vërshojnë kritikat.
Sigurisht është vetëm fillimi i këtij projekti dhe Mancinit i duhet dhënë kohë e besim, por humbja ndaj Red Devils e vendos Italinë me shpatulla pas murit që tani, të paktën përsa i përket rrugëtimit në Nations League.
Në grupin e Të Kaltërve përveç Belgjikës dhe Turqisë është edhe një kolos i kalibrit të Francës. Objeltivi realist duket vendi i tretë në grup që mund të evitojë playoutin për rënien në Ligën B. Për këtë arsye humbja në ndeshjen hapëse detyron Italinë të tentojë të marrë 6 pikë të plota në dy ndeshjet me Turqinë e Vincenzo Montellës, një përballje kjo që shndërrohet në një lloje sfide playoffi.
Nuk do të jetë e lehtë për Italinë të marrë rezultat pozitiv në Turqi, por Mancini përveçse duhet të shpresojë në një reagim krenarie të të tijve, mund të kapet edhe pas numrave dhe precedentëve. Në fakt kombëtarja italiane ka fituar gjithnjë në transfertë ndaj skuadrës turke. Hera e fundit ka qenë në 29 mars 2022; fitore 3-2 në një miqësore të luajturt në Konya dhe në pankinë ishte pikërisht Mancini. Në mënyrë më të përgjithshme, Italia është historikisht një sfidë shumë e vështirë për Turqinë; Të Kaltrit kanë një bilanc shumë pozitiv; në 13 ndeshje Të Kaltrit nuk kanë asnjë humbje, 9 fitore dhe 4 barazime me 24 gola të shënuar dhe 7 të pësuar; por sfida më e fundit mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në 4 qershor 2024 në Bologna përfundoi 0-0.
Top Channel