TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nëntë persona janë arrestuar në veri të vendit, pasi dyshohet se kanë kryer krime lufte. Kështu bën me dije Klan Kosova.
Ndërkohë, Sistemi Prokurorial ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, mbështetur edhe nga njësitet tjera të specializuara policore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sot në orët e hershme të mëngjesit në komunën e në Zubin Potok-ut ka zhvilluar operacionin e koduar si ”Dosja 23”.
Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar nëntë persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Opercioni policor ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”.