Kosovë/ Dyshohen për krime lufte, arrestohen 9 persona në Zubin Potok

Nëntë persona janë arrestuar në Zubin-Potok, pasi dyshohen për përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë. Operacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit nga Policia e Kosovës dhe është koduar “Dosja 23”.

Arrestimet janë kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me njësitë e tjera të specializuara dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Sipas autoriteteve, të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Hetimi lidhet me rastin e njohur si “Grupi i Intelektualëve të Mitrovicës”, që përfshin 23 persona të zhdukur gjatë vitit 1999.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund të korrikut, në Kalludër dhe Jabukë nisën gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore, të cilat përfunduan më 21 gusht. Gjatë tyre u gjetën mbetje që dyshohet se u përkasin 23 personave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mes të zhdukurve ishin mjekë, profesorë, avokatë dhe profesionistë të tjerë. Pas zbulimit të mbetjeve mortore, hetimet janë zgjeruar për të identifikuar personat që dyshohet se kanë pasur rol në vrasjen dhe zhdukjen e tyre.

Nëntë arrestimet në Zubin-Potok janë pjesë e hetimeve të përbashkëta të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?