Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Fshehën 91 kg kanabis në dyshemenë e furgonit, arrestohet çifti nga Tirana në Kakavijë

Shkruar nga Newsbomb
Fshehën 91 kg kanabis në dyshemenë e furgonit, arrestohet
Foto nga droga

Policia Kufitare në Kakavijë ka arrestuar dy persona, bashkëshortë me njëri-tjetrin, të cilët dyshohet se tentuan të kalonin drejt Greqisë një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasi K. A., 28 vjeç, dhe shtetasja B. A., 25 vjeçe, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të furgonit me të cilin udhëtonin, shërbimet e policisë zbuluan rreth 88 pako të fshehura në vende të krijuara posaçërisht në dyshemenë e automjetit, poshtë shtresës së saj. Në brendësi të pakove dyshohet se kishte lëndë narkotike cannabis, me peshë totale rreth 91 kilogramë.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi rreth 91 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis, si dhe furgonin që shërbeu për transportimin e saj.

Njoftimi i Policisë:

PKK Kakavijë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Risku 1”.

Falë kontrolleve të shtuara nga Policia Kufitare bazuar në analizën e riskut, parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për trafikimin e lëndëve narkotike drejt Greqisë.

Gjatë kontrolleve intensive, me përdorimin e mjeteve logjistike bashkëkohore, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në brendësi të një furgoni rreth 88 pako me lëndë narkotike të dyshuar cannabis, me peshë totale rreth 91 kilogramë.

Vihet në pranga drejtuesi i furgonit dhe pasagjerja, bashkëshortë me njëri-tjetrin.

Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i kontrolleve të imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikimin e lëndëve narkotike, si dhe i intensifikimit të kontrolleve bazuar në analizën e riskut në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, kaluan për kontroll të detajuar në skaner dhe më pas në vijën e dytë, në dalje të RSh-së, furgonin që drejtohej nga shtetasi K. A..

Nga kontrolli i imtësishëm, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura, në vende të krijuara posaçërisht në dyshemenë e furgonit, poshtë shtresës së saj, rreth 88 pako, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar cannabis, me peshë totale rreth 91 kilogramë.

Në vijim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit K. A., 28 vjeç, dhe B. A., 25 vjeçe, të dy banues në Tiranë, bashkëshortë me njëri-tjetrin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 91 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis dhe furgoni.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese