Goditet një rrjet që shpërndante drogë pranë shkollave në Tiranë. Pas katër muajsh hetime, policia ka arrestuar 31 persona, ndërsa 14 të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas hetimeve, grupet vepronin në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe shisnin lloje të ndryshme narkotikësh pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Në pranga kanë përfunduar 31 persona, ndërsa gjatë fazës hetimore janë arrestuar edhe 7 të tjerë. Në total, hetuesit kanë identifikuar 52 persona që dyshohet se ishin pjesë e grupeve që merreshin me shpërndarjen e drogës.