Akuzohet për trafik droge e pjesëmarrje në grup kriminal, GJKKO lë në burg Bledar Cafin

Aktualitet

800-0-640-0-blediipng-1790499100-6ab8db9508614.webp

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Beldar Cafin, i arrestuar një ditë më parë nga forcat RENEA në Shkodër.

Cafi u ndalua pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Ai dyshohet se është përfshirë në tre episode të trafikut të drogës.

Sipas hetimeve, përfshirja e Cafit në këto episode dyshohet se është zbuluar pas deshifrimit të kodeve të komunikimit në aplikacionin “Sky ECC”.

ME TE LEXUARAT