Live Updates /

Kokainë e heroinë pranë shkollave në Tiranë, droga shpërndahej me taksi e monopatina! Zbulohet roli i ish-policit në grupet e shpërndarjes!

* Pas katër muajsh hetime, Policia e Tiranës goditi një rrjet të dyshuar të shpërndarjes së drogës pranë shkollave të kryeqytetit. * Sipas hetimeve, shpërndarja dyshohet se kryhej pranë gjimnazeve “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Çajupi” dhe shkollës profesionale ekonomike. Mes blerësve dyshohet se kishte edhe të mitur. * Pamjet me dron tregojnë shpërndarës që përdornin monopatina për të dorëzuar dozat. Hetuesit thonë se për shpërndarjen përdoreshin edhe taksi dhe shërbime delivery. *Mes 38 të arrestuarve është Ferit Xhani, i njohur edhe si “Luzi”. Ai dyshohet se furnizonte rrjetin me drogë dhe ka precedentë penalë për çështje që lidhen me narkotikët dhe plagosjen. * I arrestuar është edhe ish-efektivi Engrid Henaj, i cili dyshohet se kishte rol të rëndësishëm në grup. Ai ishte përjashtuar më parë nga Policia pas arrestimit nën dyshimin për vjedhje.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

* Pas katër muajsh hetime, Policia e Tiranës goditi një rrjet të dyshuar të shpërndarjes së drogës pranë shkollave të kryeqytetit. * Sipas hetimeve, shpërndarja dyshohet se kryhej pranë gjimnazeve “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Çajupi” dhe shkollës profesionale ekonomike. Mes blerësve dyshohet se kishte edhe të mitur. * Pamjet me dron tregojnë shpërndarës që përdornin monopatina për të dorëzuar dozat. Hetuesit thonë se për shpërndarjen përdoreshin edhe taksi dhe shërbime delivery. *Mes 38 të arrestuarve është Ferit Xhani, i njohur edhe si “Luzi”. Ai dyshohet se furnizonte rrjetin me drogë dhe ka precedentë penalë për çështje që lidhen me narkotikët dhe plagosjen. * I arrestuar është edhe ish-efektivi Engrid Henaj, i cili dyshohet se kishte rol të rëndësishëm në grup. Ai ishte përjashtuar më parë nga Policia pas arrestimit nën dyshimin për vjedhje.

3 Postime
7 MINUTA ME PARE

Operacioni 'Shkolla të pastra', publikohen fotot e Ferit Xhanit dhe ish-efektivit Engrid Henaj

Kokainë e heroinë pranë shkollave në Tiranë, droga
Ferit Xhani dhe ish-efektivit Engrid Henaj

Fotot e Ferit Xhanit dhe Engrid Henajt janë bërë publike në kuadër të hetimit për shitjen e dyshuar të drogës pranë shkollave të Tiranës.

Të dy përmenden në dosjen e grupeve që, sipas hetuesve, vepronin në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Xhani, i njohur edhe si “Luzi”, dyshohet se siguronte lëndën narkotike për shpërndarësit. Ai ka qenë më parë në vëmendjen e Policisë për çështje që lidhen me drogën dhe plagosjen.

Në të njëjtin hetim është përfshirë edhe Henaj, ish-punonjës i Policisë së Shtetit.

Sipas të dhënave të deritanishme, ai dyshohet se kishte peshë në veprimtarinë e grupit, por roli i tij konkret nuk është bërë ende i ditur.

Henaj ishte larguar nga radhët e Policisë vite më parë, pas arrestimit nën dyshimin për vjedhje.

Pamjet e publikuara nga autoritetet tregojnë përdorimin e monopatinave për dorëzimin e dozave pranë shkollave.

Hetuesit dyshojnë se shpërndarësit përdornin gjithashtu taksi dhe shërbime delivery për të çuar drogën te blerësit./Versus.al

1 ORE ME PARE

Detaje të reja nga operacioni antidrogë në Tiranë: Zbulohet roli i ish-policit në grupet e shpërndarjes pranë gjimnazeve

Kokainë e heroinë pranë shkollave në Tiranë, droga

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni antidrogë në Tiranë. Sipas informacioneve të raportuara, 55 persona kanë rënë në radarët e hetuesve për shpërndarje të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Mes shkollave pranë të cilave dyshohet se vepronin shpërndarësit përmenden gjimnazet “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Çajupi” dhe shkolla profesionale ekonomike.

Sipas këtyre të dhënave, lëndët narkotike u shiteshin edhe të miturve. Deri tani nuk është bërë e qartë nëse shpërndarja ndodhte brenda ambienteve shkollore apo në afërsi të tyre.

Ferit Xhani, i njohur me nofkën “Luzi”, dyshohet se kishte rolin e furnizuesit të grupeve.

Ai rezulton person me precedentë të mëparshëm për drogë dhe plagosje.

Në hetim përmendet edhe ish-efektivi i policisë Engrid Henaj, për të cilin raportohet se kishte rol të rëndësishëm në veprimtarinë e grupeve.

Henaj ishte përjashtuar vite më parë nga Policia, pas një arrestimi për vjedhje. Hetimet vijojnë për të përcaktuar rolin konkret të secilit person të përfshirë./Versus.al

2 ORE ME PARE

EMRAT/ Kokainë e heroinë pranë shkollave në Tiranë, droga shpërndahej me taksi e monopatina! 31 të arrestuar, 14 në kërkim (VIDEO)

Kokainë e heroinë pranë shkollave në Tiranë, droga

Pas katër muajsh hetime, Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Shkolla të Pastra”, duke goditur disa grupe që dyshohet se shisnin drogë pranë shkollave 9-vjeçare e të mesme dhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Sipas policisë, hetimet kanë identifikuar 52 persona të përfshirë në këtë veprimtari.

Për 31 prej tyre janë ekzekutuar masa sigurie “arrest në burg”, shtatë janë arrestuar gjatë fazës hetimore, ndërsa 14 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Për të shmangur vëmendjen e policisë, të dyshuarit përdornin në disa raste monopatina, taksi dhe shërbime delivery për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Gjatë hetimit dhe ekzekutimit të masave të sigurisë janë sekuestruar mbi 1 kilogram heroinë, mbi 1.2 kilogramë kokainë dhe 685 gramë kanabis.

Policia ka sekuestruar gjithashtu një pistoletë, 90 fishekë, 12 automjete, 35 telefona celularë dhe dy peshore elektronike.

Hetimet vijojnë për kapjen e 14 personave në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës.

31 personat për të cilët u ekzekutua masa “arrest në burg”: Genti Jaupi, Endrit Balla, Eduart Oleff, Bledar Kasa, Erlind Vlashi, Denis Shoti, Armando Koçi, Ernest Hamollari, Janaq Nakuçi, Shpëtim Çiçiku, Engrid Henaj, Enis Maliqaj, Franci Papajani, Klement Metallari, Ram Tafaj, Klajdi Malaj, Isuf Dine, Ferit Xhani, Bestar Malaj, Igli Avxhi, Arnold Lila, Sefer Allushi, Elton Tola, Arbias Prenga, Vilson Mete, Durim Matja, Eljado Prendaj, Nikolla Shkarpa, Armando Kuqi, Taulant Alstafa dhe Volf Ramadani.

Shtatë personat e arrestuar më herët: Ksainel Caka, Gëzim Muhameti, Zhuljan Prenci, Erald Tafani, Darlin Shahinas, Donaldo Frate dhe Marin Tabaku.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas 4 muajsh hetime, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “SHKOLLA TË PASTRA”.
Goditen disa grupe që shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave.
Identifikohen 52 shtetas, pjesëtarë të grupeve, të cilët, të veçuar ose në grupe, shisnin lëndë narkotike, të llojeve të ndryshme, pranë shkollave dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Ekzekutohen 31 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarë të grupeve.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 14 shtetasve të tjerë.
Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar 7 shtetas.

Gjatë periudhës hetimore dhe gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë janë sekuestruar 1 kg e 75 gramë heroinë, 1 kg e 265 gramë kokainë, 685 gramë Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 90 fishekë, 2 peshore elektronike, 12 automjete, 35 telefona celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në kuadër të operacionit të koduar “SHKOLLA TË PASTRA”, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg” për 31 shtetas dhe konkretisht:

G. J., 48 vjeç; E. B., 34 vjeç; E. O., 48 vjeç; B. K., 41 vjeç; E. V., 27 vjeç; D. Sh., 30 vjeç; A. K., 32 vjeç; E. H., 29 vjeç; J. N., 29 vjeç; Sh. Ç., 45 vjeç; E. H., 39 vjeç; E. M., 21 vjeç; F. P., 22 vjeç; K. M., 22 vjeç; R. T., 19 vjeç; K. M., 33 vjeç; I. D., 35 vjeç; F. Xh., 36 vjeç; B. M., 22 vjeç; I. A., 21 vjeç; A. L., 21 vjeç; S. A., 31 vjeç; E. T., 49 vjeç; A. P., 34 vjeç; V. M., 43 vjeç; D. M., 52 vjeç; E. P., 33 vjeç; N. Sh., 32 vjeç; A. K., 37 vjeç; T. A., 24 vjeç dhe V. R., 23 vjeç.

Gjatë fazës hetimore janë ndaluar dhe 7 shtetas të tjerë, konkretisht shtetasit K. C., G. M., Zh. P., E. T., D. Sh., D. F. dhe M. T.

Ndërkohë, 14 shtetasit e tjerë të identifikuar nga hetimet, si pjesë e këtyre grupeve, janë shpallur në kërkim dhe, për arsye se hetimi vijon, nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tyre. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Nga hetimet është dokumentuar se këto grupe shisnin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme dhe në zona të ndryshme të Tiranës.

Në disa raste, për të shmangur vëmendjen e shërbimeve policore në terren, lënda narkotike shpërndahej nëpërmjet monopatinave, si dhe shërbimeve taxi dhe delivery.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës është e fokusuar maksimalisht në garantimin e sigurisë në shkolla dhe në luftën ndaj fenomeneve kriminale, si dhe siguron prindërit dhe qytetarët se do të intensifikojë kontrollet dhe hetimet për parandalimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale që cenon sigurinë e nxënësve.Versus.al

 

Poll