AKTUALITET, 27 September 2026, 11:35

U arrestua me urdhër të SPAK, GJKKO lë në burg Bledar Cafin, akuzohet si pjesë e një grupi të trafikut të drogës

U arrestua me urdhër të SPAK, GJKKO lë në burg Bledar Cafin,

Bledar Cafi ka dalë sot para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për rivlerësimin e masës së sigurimit të vendosur ndaj tij.

GJKKO ka vendosur që 50-vjeçari të vijojë të qëndrojë në masën e sigurisë “Arrest në burg”, në kuadër të hetimeve të SPAK-ut për dosjen e operacionit “Muri i Lartë”.

Çafi u arrestua më 26 shtator në Shkodër, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia e Shtetit dhe BKH, nën drejtimin e SPAK. Masa fillestare “Arrest në burg” ishte caktuar nga GJKKO më 25 shtator 2026.

Bashkë me Endrit Doklen, emri i tij ka dalë nga zbërthimi i SkyECC, të dyshuar se kanë trafikuar drogë në bashkëpunim me grupin e Rrajave.

Ai akuzohet për 3 vepra penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Cafi rezulton person me precedentë të mëparshëm kriminalë dhe është dënuar më herët në Itali për trafik narkotikësh.

Më 4 qershor 2020, Gjykata e Triestes e dënoi Cafin me 4 vite e 2 muaj burg për trafik droge në sasi të mëdha dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe më 25 janar 2021 në Shkodër nga policia shqiptare me qëllim ekstradimin drejt Italisë për të vijuar vuajtjen e dënimit.