Ernest Muçi ishte një nga lojtarët më të spikatur në fitoren 2-0 që Shqipëria arriti ndaj Bjellorusisë. Pas ndeshjes, autori i golit të dytë, foli për Tv Klan.
Muçi deklaroi se kjo është vetëm hera e katërt që luan si titullar te Shqipëria, në pesë vite nga grumbullimi. Ndër të tjera ai theksoi se do fitojë më shumë eksperiencë, pasi shtoi se moshatarët e tij kanë më shumë ndeshje në Kombëtare.
“Në Kombëtare ka shumë konkurrencë. Jam gati gjithmonë kur thërritem të jap maksimumin. Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe donim ta nisnim me fitore, për vendin e parë në grup.
Ishte ndeshja e katërt në formacion te Kombëtarja. Kam pesë vite këtu nga debutimi. Jam i lumtur që ndihmova ekipin. Jam shumë i lumtur që ia dolëm të fitojmë.
Kur nuk luan shumë është emocioni, pritshmëria nga tifozët. Do t’i bësh krenarë. Pas golit sikur lirohesh. Moshatarët e mi në Kombëtare kanë nga 30-40 ndeshje në Kombëtare. Nëse do të luajë më shumë do fitoj më shumë eksperiencë.
Salah është një lojtar superstar. Është me këmbë në tokë dhe komunikon me të gjithë. Jam i lumtur që luaj me të. Kam mësuar shumë këto dy muaj.”, deklaroi Muçi.
© SYRI.net
Maran: Ky është shpirti kuqezi/ Trajneri italian debuton me fitore me Shqipërinë: E prisja, jam i lumtur!
Britania - Humbja me Spanjën i faturohet dy lojtarëve
Kosova sonte përballë Austrisë, 'Dardanët' kërkojnë tri pikët në VjenëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: