Një automjet luksoz tip “Benz”, prodhim i viteve të fundit, është sekuestruar në Fier pasi nga verifikimet e policisë rezultoi i shpallur në kërkim nga Interpol Manchester.

Automjeti u ndalua për verifikim nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier, në kuadër të operacionit për kontrollin e burimit të të ardhurave për blerjen e automjeteve luksoze.

Pas verifikimeve, policia konstatoi se “Benzi” ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Manchester dhe e sekuestroi.

Për këtë rast u morr nën hetim në gjendje të lirë një 26 vjeçar, banues në Mallakastër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Njoftimi i plotë i Policisë së Fierit 

"Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier, në kuadër të operacionit për verifikimin e burimit të të ardhurave për blerjen e automjeteve luksoze, ndaloi për verifikim një automjet tip “Benz”.

Gjatë verifikimeve, automjeti, prodhim i viteve të fundit, rezultoi i shpallur në kërkim nga Interpol Manchester.

Për këtë rast u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. D., 26 vjeç, banues në Mallakastër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale dhe evidentimin e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të mjeteve motorike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme".

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë