Një moment i veçantë dhe mjaft komik është regjistruar gjatë ndeshjes Francë–Turqi, ku protagonist u bë Arda Güler.
Gjatë një goditjeje nga këndi, mesfushori turk u shfaq i etur dhe u kërkoi tifozëve pranë fushës t’i jepnin një shishe ujë.
Por tifozët duket se e morën kërkesën shumë seriozisht. Në vend të një shisheje të vetme, ata i hodhën në fushë një 'thes' të tërë të mbushur me shishe uji.
Güler mbeti i befasuar nga “porosia” e pazakontë, ndërsa momenti shkaktoi të qeshura dhe menjëherë tërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale.
Një kërkesë e thjeshtë për pak ujë u kthye kështu në një prej momenteve më zbavitëse të ndeshjes.