Policia britanike ka njoftuar se ka arritur të neutralizoj një incident në afërsi te një nga bazave më të mëdha amerikane në Britani, rreth 150 km larg Londrës, si dhe ka arrestuar disa të dyshuar, ndërkohë që janë evakuar një numër banesash në afërsi të saj.Të ndaluarit janë arrestuar në bazë të Ligjit për Lëndet Eksplozive në afërsi të bazës së Forceve Ajore britanike Fairford, në Gloucester. Në këtë bazë janë dislokuar avjonët e rëndë bombardues amerikanë që kanë marrë pjesë se fundmi edhe në operacionet ushtarake në Iran gjatë këtyre muajve të fundit. Mësohet se baza të tjera ushtarake amerikane janë vendosur në atë që njihet si “Gatishmërinë Delta”, qe është niveli më i lartë i kërcënimit që lëshohet nga Departamaneti i Luftës në Uashington.