Shira të dendur dhe erëra të fuqishme goditën verilindjen e Shteteve të Bashkuara të dielën, ndërsa një stuhi vjeshtore jashtëzakonisht e fuqishme u intensifikua, duke lënë dhjetëra mijëra njerëz pa energji elektrike dhe duke shkaktuar, sipas mediave amerikane, vdekjen e një personi. Nju-Jorku, Bostoni dhe Filadelfia ndodheshin në rrugën e drejtpërdrejtë të stuhisë së njohur si "Nor'easter" – emërtim që vjen nga erërat që fryjnë nga verilindja – ndërsa autoritetet paralajmëruan për mundësinë e përmbytjeve të mëdha dhe mbylljes së rrugëve. Stuhia vazhdoi të sillte reshje shiu ndërsa vërtitej pranë bregdetit të rajonit verior "Mid-Atlantic" dhe atij jugor të "Neë England" gjatë pasdites së të shtunës, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit (NËS) në parashikimin e tij më të fundit.