Pas fitores me Bjellorusinë, kombëtarja përgatitet për San Marinon, historiku i përballjeve mes tyre
Pasi arkivoi me sukses ndeshjen me Bjellorusinë të fituar me rezultatin 2-0, Kombëtarja shqiptare hedh sytë nga ndeshja e radhës, ajo me San Marinon që do të luhet në transfertë në stadiumin Serravalle dhe që do të transmetohet në platformën Digitalb.
UEFA ka përcaktuar ata që do të vendosin drejtësi në këtë ndeshje dhe bëhet fjalë për një klasë arbitrare hungareze ku gjyqtar kryesor do të jetë Mihály Káprály.
Kjo do të jetë hera e dytë që Káprály do të arbitrojë një ndeshje të kombëtares shqiptare. Herën e parë ka qenë në ndeshjen miqësore me Azerbajxhanin të zhvilluar në 7 qershor të 2024, një sfidë që ishte në kuadër të përgatitjeve të kombëtares shqiptare për Evropianin e Gjermanisë. Në fakt kjo ndeshje e kombëtares shqiptare me Azerbajxhanin ishte edhe ndeshja debutuese e këtij arbitri në kompeticionet UEFA
Në ndeshjen e kuqezinjve ndaj San Marinos, Káprály do të ndihmohet nga dy asistentët e tij, Balázs Buzás dhe Péter Kóbor, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Marcell Derdák. Përsa i përket sallës VAR, arbitër kryesor do të jetë Tamás Bognár që do të ketë ndihmën e Katalin Kulcsár.

Top Channel