Në kërkim nga Italia dhe Kosova, arrestohen dy persona

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Tiranë dhe në Rinas, në kuadër të operacionit policor “The Wanted”. Ata kërkoheshin nga autoritetet e Italisë dhe Kosovës për vepra të ndryshme penale.

Njëri prej të arrestuarve, 47-vjeçari E. D., i lindur në Kavajë, është ndaluar me qëllim ekstradimin në Itali. Gjykata e Bolonjës kishte lëshuar në maj të këtij viti një urdhër arresti ndaj tij, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas autoriteteve italiane, gjatë vitit 2020, ai në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se ka marrë pjesë në blerjen, transportimin, importimin dhe magazinimin e sasive të mëdha të marijuanës, hashashit dhe kokainës, të destinuara për shitje në Itali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, në Rinas është arrestuar 38-vjeçari kosovar H. K., i cili kërkohej nga drejtësia e Kosovës. Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Pejës me 1 vit e 6 muaj burgim për falsifikim të kartëmonedhave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas hetimeve, gjatë vitit 2021, H. K., në bashkëpunim me persona të tjerë, ka tentuar të hedhë në qarkullim në Pejë rreth 15 mijë dollarë të falsifikuar.

Interpol Tirana po vijon procedurat me autoritetet italiane dhe kosovare për ekstradimin e dy të arrestuarve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?