Policia e Tiranës ka goditur një rrjet që shënjestronte nxënësit e shkollave të Tiranës për t’u shitur drogë, ndërsa në pranga kanë rënë 31 persona orët e fundit, 7 gjatë fazës hetimore, ndërsa 14 janë shpallur në kërkim. Hetimet për rrjetin që vepronte në kryeqytet kanë zgjatur 4 muaj.