Ishin në kërkim nga autoritetet italiane dhe kosovare, arrestohen dy persona, pritet ekstradimi (EMRAT)

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Tiranë dhe në Rinas, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.

Të arrestuarit janeë Ervin Dakoli dhe Hamdi Krasniqi.

Të lidhura

None found

Dakoli 47-vjeç u arrestua me qellim ekstradimi në Itali, pasi ndaj tij Gjykata e Bolonjës ka lëshuar në maj të vitit 2026 një urdhër arresti për pjesëmarrje në bashkëpunim kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

“Ky shtetas akuzohet se, gjatë vitit 2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka organizuar dhe ka kryer blerjen, transportimin, importimin, magazinimin paraprak dhe mbajtjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike (marijuanë, hashash dhe kokainë), të trafikuara në Itali, me qëllim shitjen”, deklaron policia.

Hamdi Krasniqi 38-vjeç u arrestua ne Rinas, pasi sipas autoriteteve kosovare, Gjykata e Apelit e Pejës e ka dënuar në vitin 2022 me 1 vit e 6 muaj burgim për falsifikim të kartëmonedhave.

38-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se gjatë vitit 2021 ka tentuar të hedhë në qarkullim në Pejë rreth 15 mijë dollarë të falsifikuar.

Njoftimi:

Ndalohen në Tiranë dhe në Rinas 2 shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të autoriteteve të drejtësisë në Itali dhe Kosovë.

Në vijim të bashkëpunimit operacional dhe informativ me homologët, të koordinuar nga Drejtoria e Interpolit, me qëllim lokalizimin, ndalimin dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, në Tiranë dhe në Rinas u ndaluan 2 shtetas:

-Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin për Policinë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Tiranë, kapën dhe arrestuan, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasin E. D., 47 vjeç, lindur në Kavajë. Gjykata e Bolonjës, në muajin maj 2026, ka lëshuar urdhër arresti për pjesëmarrje në bashkëpunim kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Ky shtetas akuzohet se, gjatë vitit 2020, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka organizuar dhe ka kryer blerjen, transportimin, importimin, magazinimin paraprak dhe mbajtjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike (marijuanë, hashash dhe kokainë), të trafikuara në Itali, me qëllim shitjen.

-U arrestua në Rinas, me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasi kosovar H. K., 38 vjeç. Gjykata e Apelit e Pejës, në vitin 2022, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për falsifikim të kartëmonedhave.

Shtetasi H. K., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka tentuar të hedhë në treg, në Pejë, rreth 15 000 dollarë falsë, gjatë vitit 2021.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Romë dhe në Kosovë, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.


Shtuar më 27.09.2026 12:12

sultanbeyli escortJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom