Në Zubin Potok janë arrestuar nëntë persona të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, arrestimet u kryen gjatë operacionit të koduar “Dosja 23”, i cili u zhvillua nga Policia e Kosovës — konkretisht nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës — me mbështetjen e njësive të tjera të specializuara.
Ky aksion u ndërmor me autorizim të Prokurorisë Speciale dhe është i lidhur me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”.
Pas këtyre arrestimeve në Zubin Potok, ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, ka dhënë një reagim të fuqishëm për të dyshuarit për “krimelufte kundër popullsisë civile”.
Salihaj e ka vlerësuar pozitivisht operacionin e Policisë së Kosovës në veri, duke theksuar se kjo zonë tani gjendet nën autoritetin e plotë të institucioneve të Kosovës.
“Vetu më s’është tokë e askujt, veriu është tokë e Kosovës.
U mbush, nuk ka më amnesti dhe ashi lirim për kriminelët që kanë kryer masakrat ndaj popullatës së pambrojtur të Kosovës.
Duhet t’i japim lëvdata Polisë së Kosovës, bravo për aksionet dhepunën e shkëlqyer që po kryen në këtë pjesë të Kosovës”, ka deklaruar ai.
