26-vjeçari me ‘Benz’ luksoz i kërkuar nga Interpol Manchester!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.09.2026, 12:25

Një automjet luksoz tip “Benz”, prodhim i viteve të fundit, është sekuestruar në Fier pasi rezultoi i shpallur në kërkim nga Interpol Manchester. Automjeti u ndalua për verifikim nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier, në kuadër të operacionit për kontrollin e burimit të të ardhurave për blerjen e automjeteve luksoze.

Gjatë verifikimeve, policia konstatoi se automjeti ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Manchester dhe vijoi me sekuestrimin e tij. Për këtë rast u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. D., 26 vjeç, banues në Mallakastër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. Policia njoftoi se operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale dhe evidentimin e rasteve të trafikimit të mjeteve motorike dhe armëmbajtjes pa leje do të vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit