Një 44-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e së dielës në Maliq, pasi u zu poshtë nga automjeti i tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:10, në lagjen “Krastafilak”. Sipas të dhënave paraprake të policisë, ai ishte duke ngarkuar disa sende në automjet, kur mjeti dyshohet se ka lëvizur pasi nuk ishte siguruar me frenën e dorës. 44-vjeçari ka tentuar ta ndalojë, por është zënë poshtë prej tij. Pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.