‘FIFA duhet të reformohet për të mirën e futbollit’/ Ligat e mëdha evropiane kërkojnë ndryshime në qeverinë e futbollit botëror
Bayerni duhet të përgatitet për Wirtz; asnjë nuk e di nëse Olise do të mund të qëndrojë edhe për një vit’-kjo është ajo që shkruan gazetari gjerman Walter Straten në editorialin e tij te e përditshmja ‘Bild’ teksa sheh sulmuesin e Liverpool si zëvendësuesin më të mirë për Michael Olise.
Sipas Straten, ky mund të jetë momenti për Bayernin që të tentojë për ëirtz sidomos edhe për faktin se ylli francez ende nuk i ka thënë askujt për vendimin e tij nëse do të qëndrojë te kampionët e Gjermanisë sezonin e ardhshëm apo jo. Kujtojmë se Bayerni i Mynihut edhe më parë kishte bërë tentativën e tij për Florian Wirtz dhe tentativa e parë e bavarezëve dështoi pavarësisht ndërhyrjes së fortë të Hoeness.
Straten më pas thekson se sipas Jurgen Klopp, Florian Wirtz u transferua te Liverpool në 2025 në momentin më të keq të mundshëm, një moment dyshimesh pas vdekjes së Diogo Jotas dhe paralajmëron se nëse gjërat nuk funksionojnë me Wirtz as në sezonin e dytë të futbollistit te Liverpool, Bayerni duhet të jetë i përgatitur për të tentuar për sulmuesin gjerman.
Top Channel