Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohet një person në Maliq

27 Shtator 2026 | 12:43

Një person është arrestuar në Maliq, pasi dyshohet se transportonte pesë emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, kundrejt pagesës.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi me inicialet Z. B. është kapur në afërsi të fshatit Drithas, në Maliq, duke transportuar pesë emigrantë.

Dyshohet se ai i kishte marrë emigrantët pranë Kapshticës dhe po i transportonte në drejtim të Tiranës, në këmbim të shumave monetare.

Gjatë operacionit, Policia ka sekuestruar automjetin tip Audi që dyshohet se përdorej për transportin e emigrantëve, si dhe disa telefona celularë dhe një sasi parash.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e veprimtarisë së dyshuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshohet se porositi mbi 400 kg kokainë, GJKKO lë në burg Bledar Çafin

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Bledar Çafin, i arrestuar një ditë më parë në Shkodër në...
11:09 | 27/09/2026

Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, arrestohen 31 persona, 14 të tjerë në kërkim

Një operacion i gjerë antidrogë është finalizuar në Tiranë pas katër muajsh hetime, duke çuar në identifikimin e 52 personave të dyshuar si pjesë e...
09:09 | 27/09/2026

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Maliq, plagoset 74-vjeçari

Një incident është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Pojan të Maliqit, ku një 74-vjeçar ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një bombole gazi...
08:56 | 27/09/2026