Mbrëmje poetike me Dhimitër Pojanakun, publiku pogradecar ndjek recitalin poetik, shoqëruar me muzikë

Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së poetit te njohur jo vetem në pogradec, Dhimitër Pojanaku u shndërrua në një takim të veçantë mes autorit dhe publikut.
Recitali poetik u konceptua si një performancë ndryshe, ku poezia u ndërthur me muzikën dhe interpretimin.
“Ishte një recital poetik në një formë krejt ndryshe nga ç’kishim parë më parë. Gjithçka ishte konceptuar me praninë e miqve të mi, të cilët u bënë njëkohësisht edhe aktorë, duke e sjellë poezinë në një tjetër dimension”, tha Dhimitër Pojanaku, poet.
Në qendër të mbrëmjes u vu edhe promovimi i përmbledhjes poetike “Qielli ngrin”, një botim që, sipas redaktorit Ilir Shyta, përmbledh një pjesë të rëndësishme të krijimtarisë poetike të Pojanakut.
“Recitali poetik, në vetvete, kishte gjithë lumnimin e artit të poezisë në vitet e Pojanakut, sepse u finalizua pikërisht me botimin e librit, një përmbledhje me poezi, ‘Qëlli ngrin’. U bashkuan dy gëzime në një ditë: ditëlindja e poetit dhe promovimi i librit”, u shpreh Ilir Shyta, redaktor i librit
Mbrëmja solli vargje, muzikë dhe emocion, ndërsa disa prej poezive të autorit u shoqëruan me interpretim dhe muzikë




