Shqipëria triumfoi 2–0 ndaj Bjellorusisë në Ligën e Kombeve, ndërsa një nga protagonistët kryesorë të kësaj ndeshjeje ishte Ernest Muçi.
Të lidhura
None found
Sulmuesi i Kombëtares shënoi në minutat e fundit të pjesës së parë, duke dëshmuar edhe një herë cilësitë e tij në repartin ofensiv.
Statistikat e futbollistit pogradecar flasin për një rendiment të jashtëzakonshëm. Në total, Muçi ka luajtur 489 minuta me Shqipërinë dhe ka realizuar 4 gola.
Ish-sulmuesi i Tiranës shënon mesatarisht një gol çdo 122 minuta. Një efikasitet të tillë nuk e ka treguar asnjë lojtar tjetër i përfaqësueses shqiptare, duke e veçuar 25-vjeçarin për produktivitetin e tij para portës.
