Shpërthimi i fuqishëm në Athinë ku humbën jetën tre shqiptarët, nxjerren trupat e gjashtë viktimave nga ...
Aktualitet
VIDEO/ Arrestohet 66-vjeçari në Fier, i gjendet automatik dhe nje 'Benz' i trafikuar nga Britania
Në një rast tjetër, gjatë verifikimit të një automjeti tip “Benz”, autoritetet konstatuan se mjeti, i prodhuar vitet e fundit, rezultonte i shpallur në kërkim nga Interpol Manchester.
27 Shtator 2026, 12:29Nga I.A
Makina
FIER- Një 66-vjeçar është arrestuar në Fier pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një armë zjarri automatike dhe një krehër me 29 fishekë. I arrestuari është Rexhep Mehmeti, 66 vjeç, banues në Fier.
Në një rast tjetër, gjatë verifikimit të një automjeti tip “Benz”, autoritetet konstatuan se mjeti, i prodhuar vitet e fundit, rezultonte i shpallur në kërkim nga Interpol Manchester.
Për këtë rast është proceduar në gjendje të lirë E. D., 26 vjeç, banues në Mallakastër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Sipas njoftimit zyrtar, materialet janë referuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
DVP Fier/ Finalizohen 2 operacione në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe në kuadër të verifikimit të automjeteve luksoze. Sekuestrohen një armë zjarri automatike, municion luftarak dhe një automjet luksoz. Vihet në pranga 66-vjeçari që posedonte armën e zjarrit në banesë. Procedohet penalisht 26-vjeçari që kishte në përdorim automjetin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të intensifikuara për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që dyshohej se posedonte armë zjarri në banesë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “No Guns 5”.
Në kuadër të këtij operacioni, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi R. M., 66 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip automatik dhe një krehër me 29 fishekë. Ndërkohë, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier, në kuadër të operacionit për verifikimin e burimit të të ardhurave për blerjen e automjeteve luksoze, ndaloi për verifikim një automjet tip “Benz”.
Gjatë verifikimeve, automjeti, prodhim i viteve të fundit, rezultoi i shpallur në kërkim nga Interpol Manchester. Për këtë rast u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. D., 26 vjeç, banues në Mallakastër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale dhe evidentimin e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe trafikimit të mjeteve motorike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./Dosja.al