Shkodër, 2 të arrestuar dhe 13 të proceduar në një javë nga Policia Rrugore

27 Shtator 2026 | 12:57

Policia Rrugore e Shkodrës bën me dije se ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e qarkut, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut.

Gjatë një jave monitorimi, janë arrestuar në flagrancë 2 persona dhe janë proceduar penalisht 13 të tjerë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Në të njëjtën periudhë janë vendosur 916 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Mes tyre, 172 masa janë për tejkalim të shpejtësisë, 31 për parakalime të gabuara, 8 për drejtim nën ndikimin e alkoolit, 60 për mosvendosje të kaskës dhe 357 për parkim ose qëndrim të gabuar.

Gjithashtu, janë vendosur masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit, mosdhënie përparësie këmbësorëve, qarkullim me xhama të errësuar dhe shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata e Lartë s’merr pjesë në tryezën e Ramës për pagat, Sadushi: Çështja është në Kushtetuese

Gjykata e Lartë nuk do të përfaqësohet në tryezën e thirrur për nesër nga kryeministri Edi Rama, ku pritet të diskutohet skema e re e...
12:51 | 27/09/2026

Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohet një person në Maliq

Një person është arrestuar në Maliq, pasi dyshohet se transportonte pesë emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, kundrejt pagesës. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi me inicialet Z....
12:43 | 27/09/2026

Dyshohet se porositi mbi 400 kg kokainë, GJKKO lë në burg Bledar Çafin

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Bledar Çafin, i arrestuar një ditë më parë në Shkodër në...
11:09 | 27/09/2026