VIDEO/ Thirrje kundër Ramës në “Air Albania” pas fitores së Shqipërisë, Bardhi: Në shkolla, stadiume, rrugë, kudo kërkohet shporrja e kryeministrit

Shqipëria triumfoi 2:0 ndaj Bjellorusisë, por në stadiumin “Air Albania” vëmendjen e morën edhe thirrjet politike të tifozëve kuq e zi. Gjatë takimit, nga tribunat u dëgjuan në kor slogane kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

“Rama jepe dorëheqjen” ishte një prej thirrjeve që u përsëritën nga tifozët.

Të lidhura

None found

Mes parrullave të dëgjuara në stadium, ishte edhe ajo “Arrestoni Ramën”.

Reagim pati edhe nga kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se e njëjta kërkesë po dëgjohet në Shqipëri, në diasporë, në stadiume, në sheshe, në shkolla dhe kudo tjetër.

“Në Shqipëri, në diasporë, në stadiume, në sheshe, shkolla dhe kudo, ka vetëm një thirrje ‘Rama Shporru’”, shkroi Bardhi.

Edhe pse bëhej fjalë për një ndeshje futbolli, tifozët në “Air Albania” shprehën pakënaqësinë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve me mesazhet e tyre.

 


sultanbeyli escortJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom