Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin tragjik të regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Maliqit, ku humbi jetën shtetasi Igli Kllogjeri, 44 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:10, në lagjen “Krastafilak”. Sipas verifikimeve të kryera në vendngjarje, 44-vjeçari po punonte për ngarkimin e disa sendeve në automjetin e tij privat.
Nga hetimet e para dyshohet se për shkak të mossigurimit të mjetit me frenën e dorës, automjeti ka lëvizur në mënyrë të papritur duke e zënë poshtë drejtuesin dhe duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën në vend.
Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.
Rreth orës 07:10, në qytetin e Maliqit, në lagjen “Krastafilak”, shtetasi I. K., 44 vjeç, duke ngarkuar disa sende në automjetin e tij, si pasojë e mos sigurimit të automjetit me frenë dore, automjeti ka lëvizur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar humbjen e jetës.
Lini një Përgjigje