Deri tani, 252 studentë janë refuzuar në procesin e aplikimit për vendosje në konviktet studentore, sepse nuk i plotësonin kushtet e vendosura. Lajmin e dha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Të lidhura
None found
Janevska nënvizoi se e drejta për të qëndruar në konvikte u përket vetëm studentëve me status të rregullt, ndërsa ata që kanë statusin e absolventit prej më shumë se tre vjetësh e humbasin këtë mundësi.
Një tjetër arsye e shpeshtë për refuzim mbetet dokumentacioni i paplotësuar gjatë aplikimit elektronik.
“Procesi i aplikimit kryhet plotësisht në mënyrë digjitale, prandaj u bëj thirrje studentëve të jenë të kujdesshëm kur ngarkojnë dokumentet. Për të fituar një vend, ata duhet të jenë studentë të rregullt dhe të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin e kërkuar”, tha ministrja.
Ajo paralajmëroi se nëse pas skadimit të të gjitha afateve mbeten vende të lira, Ministria do të hartojë një rregullore të re. Kjo rregullore do të bënte të mundur që këto vende t’u ofrohen studentëve me çmime komerciale, por me subvencionim të ndjeshëm.
