Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”, së bashku me delegacionin që e shoqëroi gjatë vizitës 6-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Pas pak pritet që kryeministri Rama t’u drejtohet shqiptarëve me një mesazh, në një moment të shoqëruar nga zhvillime të fundit në vend.
Mesazhi i Ramës vjen pas hetimeve të SPAK lidhur me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, e cila dyshohet se i ka dorëzuar informacione sekrete biznesmenit Ergys Agasi.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama pritet të marrë pjesë edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, e cila do të zhvillohet të hënën, në orën 08:30, në Pallatin e Brigadave
