Tentuan të kalonin 91 kg kanabis drejt Greqisë, arrestohen çifti i bashkëshortëve në Kakavijë

27 Shtator 2026 | 13:31

Rreth 91 kilogramë kanabis janë sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa në pranga kanë rënë dy bashkëshortë nga Tirana, të dyshuar për trafikimin e lëndës narkotike drejt Greqisë.

Gjatë kontrollit të një furgoni që po dilte nga Shqipëria, shërbimet e Policisë zbuluan rreth 88 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Pakot ishin fshehur në vende të krijuara posaçërisht në dyshemenë e mjetit, poshtë shtresës së saj.

Në vijim të operacionit u arrestuan në flagrancë drejtuesi i furgonit, K. A., 28 vjeç, dhe pasagjerja B. A., 25 vjeçe, bashkëshortë me njëri-tjetrin dhe banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 91 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis, si dhe furgoni.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkodër, 2 të arrestuar dhe 13 të proceduar në një javë nga Policia Rrugore

Policia Rrugore e Shkodrës bën me dije se ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e qarkut, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e...
12:57 | 27/09/2026

Gjykata e Lartë s’merr pjesë në tryezën e Ramës për pagat, Sadushi: Çështja është në Kushtetuese

Gjykata e Lartë nuk do të përfaqësohet në tryezën e thirrur për nesër nga kryeministri Edi Rama, ku pritet të diskutohet skema e re e...
12:51 | 27/09/2026

Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohet një person në Maliq

Një person është arrestuar në Maliq, pasi dyshohet se transportonte pesë emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, kundrejt pagesës. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi me inicialet Z....
12:43 | 27/09/2026