POLITIKË /

Rama anulon konferencën në Rinas, pritet të drejtohet me një video-mesazh

Shkruar nga Versus

Rama anulon konferencën në Rinas, pritet të drejtohet me

Kryeministri Edi Rama ka anuluar konferencën për shtyp që pritej të zhvillonte në Aeroportin “Nënë Tereza”, pas mbërritjes nga New York-u.

Rama pritet të mbërrijë rreth orës 13:00 në Rinas, ndërsa më herët pritej që pas mbërritjes t’u drejtohej shqiptarëve nga salla e shtypit e aeroportit.

Sipas informacioneve të fundit, kryeministri nuk do të zhvillojë komunikim live në Rinas, por do të publikojë një video-mesazh për qytetarët.

Lajmi për një komunikim të rëndësishëm të Ramës kishte sjellë vëmendje të shtuar në aeroport, ku ndodheshin makina e kryeministrit, efektivë të Gardës së Republikës, FNSH dhe forca të Policisë së Shtetit.

Tashmë pritet publikimi i video-mesazhit të kryeministrit, për të mësuar përmbajtjen e komunikimit të paralajmëruar.

Poll