Rande Gerber viziton sërish shtëpinë e djalit të ndjerë, Presley Gerber humbi jetën tragjikisht në moshën 27-vjeçare

Rande Gerber, babai i modelit Presley Gerber, është rikthyer në banesën e të birit në Hollywood Hills, disa ditë pas ndarjes së tij tragjike nga jeta në moshën 27-vjeçare.

Të lidhura

None found

Biznesmeni 64-vjeçar u shfaq të premten pranë shtëpisë me një “Range Rover” të zi. Në imazhet e publikuara nga mediat amerikane, ai shihet me kokën të ulur dhe i veshur me një kapele sportive, ndërsa futet në banesë së bashku me një person tjetër. Qëndrimi i tij zgjati rreth tre orë.

Cindy Crawford, bashkëshortja e tij dhe modelja e njohur, nuk u pa gjatë kësaj vizite. Çifti ishte fotografuar së bashku në shtëpi të hënën, një ditë pasi u bë publike lajmi për vdekjen e djalit të tyre.

Presley Gerber vdiq në moshën 27-vjeçare në një qendër rehabilitimi në Santa Monica të Kalifornisë. Raportimet bëjnë të ditur se ai ishte shtruar në qendrën luksoze vetëm një natë para se të gjendej pa shenja jete, pas një arresti kardiak.

Gjatë ditëve të fundit janë publikuar edhe të dhëna të tjera për rrethanat e ngjarjes. Burime të cituara nga TMZ raportojnë se Presley u gjet më 20 shtator në një dhomë gjumi të qendrës së rehabilitimit, ndërsa detajet e sakta për vendin brenda dhomës nuk janë bërë të ditura.

Dokumenti i vdekjes, i siguruar nga TMZ, tregon se trupi i Presley Gerber është kremuar në Rose Family Funeral Home. Në certifikatë, profesioni i tij përcaktohet si sipërmarrës në fushën e shëndetit mendor.

Raportohet se prindërit do ta mbajnë hirin e tij në shtëpinë e familjes në Malibu. Ndërkohë, familja po organizon një ceremoni të vogël mortore, ku pritet të marrin pjesë vetëm të afërmit dhe miqtë e ngushtë. Forest Lawn dhe Malibu Presbyterian Church janë dy vendet që po shqyrtohen për zhvillimin e ceremonisë.

Autopsia ka përfunduar, por shkaku zyrtar i vdekjes mbetet ende i papërcaktuar. Mjeku ligjor po pret rezultatet e analizave toksikologjike për të verifikuar nëse ndonjë substancë ka ndikuar në vdekjen e 27-vjeçarit.

Fentanili nuk është aktualisht në qendër të hetimit, sipas burimeve të cituara nga mediat amerikane. Megjithatë, përgjigjja përfundimtare pritet të përcaktohet vetëm pasi të dalë raporti toksikologjik.



Shtuar më 27.09.2026 13:40

sultanbeyli escortJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almaJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetJojobetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahisjojobetholiganbetroketbetjojobetcasibomcasibomcasibomzbahissekabetjojobetcasibom