‘Xing’ në aeroportin e Rinasit, Rama kthehet nga SHBA, Berisha largohet nga Shqipëria

Politikë

1790509358_berisha.jpg

Një përkim i papritur është regjistruar mesditën e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku krerët e dy poleve kryesore politike në vend janë kryqëzuar gjatë lëvizjeve të tyre zyrtare.

Në të njëjtën kohë kur kryeministri Edi Rama ka zbritur nga avioni që e solli nga Nju Jorku pas pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në terminalin e linjave ajrore.

Lideri i opozitës është parë duke hyrë në ambientet e aeroportit për t’u nisur drejt Strasburgut, ku pritet të ndjekë nga afër punimet e radhës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

 

ME TE LEXUARAT