Britania e Madhe në alarm, eksplozivë në bazën e përdorur nga SHBA, disa të arrestuar

Nga Rosalba Bejdo
27 Shtator 2026, 13:54 | Bota

Britania e Madhe në alarm, eksplozivë në bazën e

Britania e madhe është në alarm. Një incident madhor u raportua pranë bazës ajrore Fairford, pas sinjalizimit të lëndëve shpërthyese. Disa persona raportohet të jenë arrestuar nën dyshimin e veprave penale që lidhen me eksplozivët . Ekspertë të ushtrisë për çaktivizimin e bombave kontrolluan një numër automjetesh pranë bazës në jugperëndim të Anglisë, e cila përdoret nga shtetet e bashkuara, ndërsa banoret e një fshati te afërt u evakuuan.

Qeveria britanike i ka dhënë autorizim SHBA-së të përdorë bazën ajrore RAF Fairford për të kryer sulme ndaj objekteve raketore iraniane që po sulmojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit. Garda Revolucionare e Iranit paralajmëroi në korrik se çdo bazë e përdorur për këto sulme do të konsiderohej një objektiv legjitim.

Një dëshmitar i Reuters deklaroi se policia e armatosur kishte bllokuar hyrjen në portën kryesore të bazës, ndërsa 30 automjete të shërbimeve të emergjencës, përfshirë makina policie, ambulanca dhe zjarrfikëse, ishin vendosur në fshatin Fairford, pranë bazës.

Britania deklaroi në korrik se forcat e saj të armatosura ishin të gatshme të mbronin vendin nga çdo sulm. Ministrat britanikë kanë informuar gjithashtu operatorët e infrastrukturës kritike për kërcënimin që paraqet Rusia, ndërsa qeveria britanike është gjithnjë e më e shqetësuar për mundësinë e operacioneve të sabotimit dhe sulmeve kibernetike.

Rusia mohon se po kryen sulme të tilla hibride ndaj vendeve perëndimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos