“Liri për çlirimtarët!”, qytetarët në Has protestojnë në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së

“Liri për çlirimtarët!” ishte thirrja që shoqëroi sot qindra qytetarë në sheshin e Krumës, në Has, gjatë një tubimi në mbështetje të ish-pjesëtarëve dhe drejtuesve të UÇK-së që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë.

Me pankarta dhe flamuj, pjesëmarrësit kërkuan drejtësi dhe shprehën solidaritetin e tyre me personat që ndodhen në proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Tubimi u zhvillua pas zhvillimeve të fundit në proceset gjyqësore në Hagë. Organizatorët theksuan se çështja, sipas tyre, nuk lidhet vetëm me individët që po gjykohen, por edhe me mënyrën se si vlerësohet lufta e UÇK-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë aktivitetit në Krumë mbajtën fjalime ish-deputeti Petro Koçi, gjenerali Kudusi Lama, i cili gjatë luftës në Kosovë drejtoi Divizionin e Kukësit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, si dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mesazhi i përcjellë nga organizatorët ishte mbështetja për ish-pjesëtarët e UÇK-së që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë, si dhe kundërshtimi ndaj asaj që ata e cilësojnë si cenim të luftës dhe sakrificës së UÇK-së.

Tubimi në Krumë riktheu në vëmendje solidaritetin e qytetarëve të Hasit me Kosovën dhe ish-pjesëtarët e UÇK-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?