Teksa në aeroportin e Rinasit pritet që kryeministri Edi Rama të përcjellë një mesazh për shqiptarët, në të njëjtën kohë në aeroport është parë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Berisha pritet të niset drejt Strasburgut, ku gjatë ditëve në vijim do të zhvillojë një sërë takimesh në kuadër të angazhimeve të tij pranë Këshillit të Europës.
Berisha do të qëndrojë në Strasburg nga data 28 shtator deri më 1 tetor, ku gjatë kësaj kohe ai pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të grupeve politike, si dhe me figura të ndryshme europiane.
Takimet do të zhvillohen në kuadër të qëndrimit të tij në Strasburg dhe kontakteve me përfaqësues të institucioneve dhe faktorëve politikë europianë.
