Dy mjekë neurologë të Spitalit Rajonal të Shkodrës janë proceduar penalisht në gjendje të lirë pas vdekjes së një pacienti 40-vjeçar.
Sipas Policisë, Genc Nurja, 53 vjeç, dhe Dhurata Uruçi, 68 vjeçe, dyshohen për “Mjekim të pakujdesshëm” dhe “Shpërdorim të detyrës”.
Hetuesit dyshojnë se ata kanë neglizhuar trajtimin e pacientit gjatë qëndrimit të tij në spitalin e Shkodrës.
40-vjeçari u dërgua më pas në QSUT “Nënë Tereza”, në Tiranë, ku ndërroi jetë.
Rrethanat e trajtimit mjekësor dhe lidhja e mundshme me vdekjen e tij mbeten për t’u sqaruar nga hetimet./Versus.al

