Pritet mesazhi i Ramës, Berisha mbërrin në Rinas, do udhëtojë drejt Strasburgut
27 Shtator 2026 |
14:11
Ndërsa pritet fjala e kryeministri Edi Rama nga aeroporti i Rinasit, aty ka mbërritur edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.
Gazetarja Eksiola Shehu raportoi se Berisha pritet të udhëtojë drejt Strasburgut për të ndjekur punimet e Këshillit të Europës që nisin të hënën, ndërsa është akomoduar në sallën VIP të aeroportit.
Berisha do të qëndrojë në Strasburg nga data 28 shtator deri më 1 tetor.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama mbërriti në Aeroportin Nënë Tereza pak pas orës 13:00 të së dielës pas vizitës së tij në SHBA, ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.
Siç u bë me dije një natë më parë nga Kryeministria Rama pritet do t’u drejtohet me një mesazh qytetarëve shqiptarë.
Lajme të Sugjeruara
Rama: Sistemi po lufton korrupsionin, unë dhe PS i dhamë drejtësisë pavarësinë
Kryeministri Edi Rama deklaroi se reforma në drejtësi ka sjellë një sistem drejtësie që, sipas tij, po vepron i pavarur nga pushteti politik. Rama tha...
Rama: Askush s’më akuzon dot se kam vepruar kundër Shqipërisë, jam për të bërë histori, jo pasuri
Kryeministri Edi Rama deklaroi se gjatë viteve të tij në politikë mund të ketë bërë gabime, por sipas tij, askush nuk mund ta akuzojë se...
Rama: Hetimi i Vlora Hysenit i takon drejtësisë, mbrojtja e SHISH përgjegjësi e shtetit
Kryeministri Edi Rama deklaroi se hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit i takojnë ekskluzivisht drejtësisë, ndërsa mbrojtja e SHISH nga çdo pasojë e mundshme është...
- 15:51 Detaje nga incidenti me eksplozivë pranë bazës RAF në Britani, arrestohen 5 persona dhe evakuohen 85 familje
- 15:30 Rama: Sistemi po lufton korrupsionin, unë dhe PS i dhamë drejtësisë pavarësinë
- 14:57 Rama: Askush s’më akuzon dot se kam vepruar kundër Shqipërisë, jam për të bërë histori, jo pasuri
- 14:48 Rama: Hetimi i Vlora Hysenit i takon drejtësisë, mbrojtja e SHISH përgjegjësi e shtetit
- 14:43 “Kishte referenca të shkëlqyera nga partnerët”, Rama: Vlora Hyseni ka hyrë në një borxh të madh moral me këtë vend
- 14:30 Rama mesazh nga Rinasi: Masa ndaj kreut të SHISH ekstreme, u ekspozua një institucion i rëndësisë së veçantë (Fjala e plotë)