Rëndohet bilanci/ 27 të vrarë në dy sulme me armë në Afrikën e Jugut

Rëndohet bilanci/ 27 të vrarë në dy sulme me armë në Afrikën e Jugut

13:57, 27/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjithsej 27 persona u vranë në dy të shtëna, të ndodhura brenda pak orësh nga njëra-tjetra në Afrikën e Jugut, tha policia të dielën.

Shtatëmbëdhjetë persona u qëlluan për vdekje në një lokal në provincën Gauteng të shtunën në mbrëmje. Në një incident tjetër pranë Kejptaunit të dielën në mëngjes, u vranë 10 persona.

Të shtënat e para u kryen nga tetë burra të armatosur, të cilët hapën zjarr ndaj klientëve në një lokal në Wedela, një qytet minerar në jugperëndim të Johanesburgut, tha policia.

Autorët fillimisht qëlluan ndaj njerëzve jashtë lokalit dhe më pas vazhduan sulmin brenda. Thuhet se ata ishin të armatosur me pushkë AK-47 dhe pistoleta.

Policia tha se sulmuesit kontrolluan disa nga të pranishmit dhe u morën telefonat celularë. Më pas, ata u larguan me dy automjete.

Trembëdhjetë burra dhe katër gra u shpallën të vdekur në vendngjarje. Pesëmbëdhjetë persona pësuan plagë nga armët e zjarrit dhe u dërguan në spital për trajtim.

Në sulmin e dytë, në një restorant ku shërbehej mish i pjekur në skarë, në lagjen Lwandle pranë qytetit bregdetar të Kejptaunit, policia tha se 10 persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën.

Në të dyja rastet, policia tha se motivet e sulmeve mbeten të paqarta. Deri tani nuk është bërë asnjë arrestim dhe është ndërmarrë një operacion kërkimi për të dyshuarit.

Afrika e Jugut ka një nivel veçanërisht të lartë të krimit të dhunshëm./DPA News

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco