Pas reshjeve të shiut dhe rënies së temperaturave gjatë ditës së premte, moti pritet të përmirësohet gradualisht. Temperaturat do të nisin rritjen nga dita e diel, ndërsa sipas IGJEUM, tetori, nëntori dhe dhjetori pritet të jenë më të ngrohtë se mesataret shumëvjeçare.
Ekspertët theksojnë se ndryshimet klimatike po sjellin gjithnjë e më shumë luhatje të motit dhe episode ekstreme.
Të lidhura
None found
Temperaturat do të nisin rritjen, ndërsa sipas IGJEUM, edhe muajt e vjeshtës pritet të jenë më të ngrohtë se normalja.
Rënia e temperaturave është ndjerë në të gjithë vendin.
Në zonat e ulëta temperaturat minimale kanë zbritur deri në 10 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore janë regjistruar vlera 5 deri në 6 gradë.
Edhe temperaturat maksimale pësuan rënie, duke zbritur në 19 deri në 20 gradë Celsius në zonat e ulëta.
Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave ka ardhur si pasojë e depërtimit të masave të ftohta nga veriu, të shoqëruara me lagështirë dhe reshje. Pas kësaj situate, pritet një përmirësim gradual i motit.
Sipas IGJEUM, Tetori, nëntori dhe dhjetori pritet të karakterizohen nga temperatura me vlera mbi mesataret shumëvjeçare, në vijim të tendencës së temperaturave të larta që kemi pasur gjatë këtij viti.
