Pritet mesazhi i Ramës, Berisha mbërrin në Rinas, do udhëtojë drejt Strasburgut 

27 Shtator 2026 | 14:11

Ndërsa pritet fjala e kryeministri Edi Rama nga aeroporti i Rinasit, aty ka mbërritur edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Gazetarja Eksiola Shehu raportoi se Berisha pritet të udhëtojë drejt Strasburgut për të ndjekur punimet e Këshillit të Europës që nisin të hënën, ndërsa është akomoduar në sallën VIP të aeroportit.

Berisha do të qëndrojë në Strasburg nga data 28 shtator deri më 1 tetor.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama mbërriti në Aeroportin Nënë Tereza pak pas orës 13:00 të së dielës pas vizitës së tij në SHBA, ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

Siç u bë me dije një natë më parë nga Kryeministria Rama pritet do t’u drejtohet me një mesazh qytetarëve shqiptarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeministri Rama mbërrin në Rinas, pritet të japë mesazhin për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Aeroportin Nënë Tereza pak pas orës 13:00 të së dielës pas vizitës së tij në SHBA, ku mori pjesë në...
13:42 | 27/09/2026

Kryeministri Rama, nesër mesazh shqiptarëve nga Rinasi pas kthimit nga SHBA

Kryeministri Edi Rama, ditën e nesërme, do t’u drejtohet me një mesazh qytetarëve shqiptarë, menjëherë pas përfundimit të vizitës së tij zyrtare në Asamblenë e...
21:35 | 26/09/2026

PD letrë zyrtare Peleshit: Zbatoni vendimin e Kushtetueses për Komisionin Hetimor të zgjedhjeve të 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit këtë të shtunë zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e...
16:48 | 26/09/2026