Kosova
Nëntë të arrestuar për krime lufte, aksioni i policisë së Kosovës, për dosjen e grupit të intelektualëve

Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë persona në Zubin-Potok, të dyshuar për krime lufte ndaj civilëve.
Arrestimet u kryen në orët e para të mëngjesit, në kuadër të një operacioni të quajtur “Dosja 23”.
Hetimet lidhet me rastin e njohur si “grupi i intelektualëve”. Ata ishin mjekë, profesorë, avokatë dhe profesionistë të tjerë dhe ishin zhdukur në prill të vitit 1999.
Mbetjet mortore të 23 personave janë gjetur gjatë gërmimeve që u bënë nga 27 korriku deri më 21 gusht në dy fshatra të zonës.




