Selin Bollati ka reaguar në rrjetet sociale pas një komenti fyes për pamjen e saj fizike, duke zgjedhur t’i përgjigjet ndjekëses me ironi dhe një mesazh të drejtpërdrejtë për mënyrën se si njerëzit komentojnë trupin e të tjerëve.
Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5” publikoi në InstaStory mesazhin e një ndjekëseje, e cila kishte shkruar:
O skeleti njëherë, çfarë je ngritur si thi.
Përballë këtij komenti, Selin reagoi me humor, duke shkruar:
Përshëndetje, zonja këtu? Që më quan skelet dhe thi, pra praktikisht jam një skelet thiu. Si t’i përgjigjem unë, hë?

Por reagimi i saj nuk u ndal me kaq. Në një tjetër postim, ajo theksoi se ndihet mirë me trupin e saj dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë mënyrën e jetesës për shkak të opinioneve të të tjerëve.
Nuk dua të shëndoshem! Nuk do të shëndoshem! Do të bëj stërvitje, do të mbaj dietë. Nëse ju që më jepni mend se çfarë të bëj me trupin tim, dëgjoni dikë që ju drejton se çfarë të bëni ju me trupin tuaj, ndryshoni sa jeni në kohë!
-shkroi ajo.
Selin e përmbylli mesazhin duke nënvizuar se marrëdhënia e saj me trupin nuk varet nga pesha apo nga komentet e të tjerëve.
E adhuroj trupin tim kështu siç është dhe nëse nesër bëhem obeze, prapë do ta dashuroj! Problemi yt cili është këtu?
-u shpreh ajo.
Nuk është hera e parë që Selin përballet me komente lidhur me peshën apo pamjen e saj. Në një reagim të mëparshëm, ajo kishte thënë se nuk ishte ndier mirë për një periudhë dhe se po përpiqej të kujdesej më shumë për veten, duke theksuar njëkohësisht se ndihej komode me mënyrën se si dukej.
Me reagimin e fundit, ajo ka përcjellë një tjetër mesazh kundër komenteve mbi trupin dhe ndërhyrjes së të tjerëve në mënyrën se si një person duhet të duket apo të jetojë.