POLITIKË /

Rama kthehet nga SHBA, Berisha largohet për në Strasburg! Dy liderët e PS dhe PD, "përplasen" në Rinas

Shkruar nga Versus
Rama kthehet nga SHBA, Berisha largohet për në Strasburg! Dy
Berisha ne Rinas

Ndërsa pritet që kryeministri Edi Rama t’u drejtohet qytetarëve pas kthimit nga Nju Jorku, në aeroportin “Nënë Tereza” ka mbërritur edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Berisha do të udhëtojë drejt Strasburgut për të ndjekur punimet e Këshillit të Europës. Sipas burimeve, ai do të qëndrojë atje nga 28 shtatori deri më 1 tetor.

Gjatë vizitës, kreu i PD-së pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të grupeve politike dhe figura europiane. Deri tani nuk janë bërë të ditura oraret apo emrat e personave me të cilët do të takohet./Versus.al

Poll