LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama sulmon mediat dhe Opozitën, mbron Vlora Hysenin por nuk e përmend Agasin: Masa ishte ekstreme, llogaria me drejtësinë është personale

• Kryeministri Edi Rama ka komentuar masën e 'arrestit shtëpiak' ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni dhe sulmuar mediat në lidhje me trajtimin e kësaj çështje. • Rama i ka dal në mbrojtje Hysenit duke e quajtur masën ndaj saj si “ekstreme”, por shtoi se nuk do të ndërhyjë në përmbajtjen e dosjes. • Kryeministri e cilësoi çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH si një çështje individuale mes saj dhe drejtësisë, duke theksuar se institucionet duhet të kryejnë detyrat e tyre përkatëse. • Rama foli edhe për reformën në drejtësi, duke deklaruar se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund pasi sistemi po shfaq aftësi vetëpastrimi. • Në fjalimin e tij nga Rinasi, Kryeministri u shpreh se pavarësia e drejtësisë nuk erdhi vetëm nga SHBA dhe Europa, por edhe nga vendimmarrja e tij. • Në deklaratat e tij, Rama akuzoi kundërshtarët politikë se e shohin SPAK-un si një armë kundër tij. • Ndërsa për mediat, Rama përdori termin “lavatriçe mediatike” dhe pretendoi se ato përdoren për të ndërtuar akuza ndaj qeverisë dhe për të ndikuar mbi drejtësinë. • Kërkesat e protestuesve që vazhdojnë për më shumë se 100 ditë në protestë për dorëheqjen e tij, Rama i hodhi poshtë duke mohuar kategorikisht që një gjë e tillë mund të ndodhë.

14 artikuj për këtë temë.

5 MINUTA ME PARE

“Mund të thonë se oligarkët fitojnë lekët me mua”, Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Rama sulmon mediat dhe Opozitën, mbron Vlora Hysenin por nuk e përmend

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, mohoi akuzat kundrejt tij për fuqizimin e korrupsionit në institucionet shtetërore me “bekimin” dhe pjesëmarrjen e tij. Rama tha se nuk ka kryer kurrë veprën penale të korrupsionit gjatë mandateve në krye të Bashkisë Tiranë, apo prej më shumë se 13 vitesh si kryeministër i vendit.

Kryeministri tha se çdo investitor që ka përfituar mundësi investimi apo zhvillimi të pronës nga firma e tij, e ka përfituar plotësisht konform ligjit.

"Tani unë me siguri dhe e them sinqerisht duhet të kem fajet e mia, padiskutim. Por ajo që mund të them me sigurinë më të madhe është se kurrë, në asnjë rast e për asnjë arsye, mua nuk më bën dot askush palë, për asgjë që në të 28 vjet e 4 muajt e shërbimit tim publik, mund të ketë prekur paratë e shqiptarëve, pronat e shqiptarëve, interesat e shqiptarëve. Patjetër që mund të dalin plot e të flasin në emrin tim, apo kundër emrit tim. Mund të thonë se pas një kërkese personale apo pune të tyre private, jam unë. Mund të thonë se pas një bëme korruptive a një gjëme kriminale, jam unë. Mund të tregojnë përralla me arkitektët e tërë botës, mbledhur rreth meje për të pastruar paratë e kullave të mia.

Mund të rrëfejnë historira, me tërë kriminelët e Shqipërisë që mblidhen që të  fitojnë zgjedhjet për mua. Mund të thonë se oligarkët e Shqipërisë i fitojnë lekët me mua, që u shes atyre nën dorë copa Shqipërie dhe jetoj në saraje luksoze, e fluturoj në tërë qiejt e botës me avionë privatë, të paguar dhjetra miliona euro me taksat e shqiptarëve. Të tëra e shumë më shumë se këto i kanë thënë dhe mund t’i thonë përsëri e përsëri, bashkë me të tjera të reja, që do t’u pjellë mendja e fantaksur prej luftës për pushtet apo e urrejtjes për vajmedet. Po ama një provë të vetme, që një bir nëne ta ketë një qindarkë të tijën në xhepin tim apo në të ardhurat e familjes sonë, dhënë në këmbim të një firme të vetme të hedhur nga unë si kryebashkiak apo si kryeministër, nuk e nxjerrin dot kurrë. Sepse nuk ka lindur akoma ai lloj fenomeni.

E përsëris, unë mund të kem fajet e mia me siguri, nuk jam ëngjëll e as i pagabueshëm nuk jam jo e jo. Por faji që me siguri absolute nuk kam bërë kurrë, është që të tregtoj për para a për prona, pushtetin që shqiptarëve ua kam kërkuar për të rilindur Tiranën e pastaj edhe Shqipërinë. Kush më njeh e di mirë çfarë flas. Kush ka përfituar të drejta kushtetuese zhvillimi të pronës a mundësi të ligjshme investimi, edhe falë firmës sime, e di po aq mirë se çfarë flas. E di mirë çfarë flas po ashtu, kur ju them se pushteti im s’është përdorur kurrë për të dhënë favore të errëta apo për të marrë dhurata të paligjshme," tha Rama./Dosja.al

40 MINUTA ME PARE

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Rama sulmon mediat dhe Opozitën, mbron Vlora Hysenin por nuk e përmend
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesave për dorëheqjen e tij, duke deklaruar se asgjë nuk do ta ndalë atë dhe se Shqipëria nuk do të kthehet pas. Në mesazhin e tij nga Rinasi, Rama foli për zhvillimet në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, duke e cilësuar procesin e vetëpastrimit të sistemit si një ndryshim të rëndësishëm.

Ai u shpreh se ndryshimet që po ndodhin janë pjesë e një procesi që nuk mund të kthehet pas.

"Ky adresim lidhet me çka po ndodh me korrupsionin e me drejtësinë, e cila është një prej rezultateve historike të misionit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik është se ai sot përballet me një tjetër sistem, ku janë formësuar e po zhvillohen organe që hetojnë, akuzojnë, gjykojnë dhe konfiskojnë në liri e pavaresi të plotë. Deri dje korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi po e lufton korrupsionin dhe ky është një ndryshim epokal që ka nisur. Vetëpastrimi i sistemit në këtë fazë ende në formësim të shtetit të ri europian të Shqipërisë është i zhurmshëm. Madje është nganjëherë edhe i pistë dhe shpeshherë po shumë i dhimbshëm.

Ai prek e lëndon edhe individë të pafajshëm, ashtu sikundër keqtrajton e dehumanizon këdo edhe të fajshmit. Por vetëpastrimi i sistemit është një zhvillim i shumëpritur në organizmin e shtetit, pas një agonie tejet të gjatë sa historia e shtetit shqiptar. Organizmi i shtetit po fiton imunitet nga sëmundjet e vjetra, e kur kjo fazë e zhurmshme, e pistë dhe e dhimbshme të ketë kaluar; kur emrat, sekretet, jargët, shkrofëtimat e piskamat e tezgave mediatike të jenë fashitur; kur tymrat e pasqyrave digjitale të jenë shpërndarë e pluhurat e kantierit të Reformës në Drejtësi të jenë tretur, atëherë të gjithë do ta shohin se këto zhvillime, janë pjesë jetike e ndryshimit rrënjësor pa kthim ku po ecën sot Shqipëria. Sot unë jam kthyer në Shqipëri, po Shqipëria nuk kthehet pas. Askush dhe asgjë nuk do ta ndalë, nuk do të na ndalë, nuk do të më ndalë”, tha Rama./Dosja.al

45 MINUTA ME PARE

Rama sulmon 2 televizione: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng një Prokurori

Rama sulmon mediat dhe Opozitën, mbron Vlora Hysenin por nuk e përmend
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar 2 media gjatë fjalimit të tij në Rinas. Rama i ka akuzuar këto televizione për përdorim të fondeve të paligjshme dhe për ndikim mbi organet e drejtësisë, duke i quajtur si 'lavatriçe mediatike'.

“E di që edhe sot e gjithë ditën ata katër të vrarë në bulevard nuk kanë marrë ende drejtësi. E di gjithashtu, e di që çke me të , që me paratë e fabrikës së vdekjes në Gërdec u financua nga fajtorët e pahetuar ende gjermësot, ngritja e një lavatriçeje mediatike që kurdis sot e gjithë ditën ato “bombat çudibërëse” anti-qeveri, “Korrupsion - Korrupsion - Korrupsion, na mbyti korrupsioni”. E di edhe që një tjetër televizion “Korrupsion - Korrupsion - Korrupsion, na mbyti korrupsioni”, i ushqyer nga paratë e evazionit marramendës fiskal, ka marrë peng një prokurori të tërë në Tiranë, ku në vend se të thirret evazori i madh për të dhënë llogari për milionat e detyrimeve ndaj shtetit, prokurorët e trembur dhe të tredhur prej tij, hapin çështje për të trembur punonjësit e tatimeve që denoncojnë evazorin," tha Rama./Dosja.al

51 MINUTA ME PARE

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun

Rama sulmon mediat dhe Opozitën, mbron Vlora Hysenin por nuk e përmend
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për reformën në drejtësi, duke theksuar se ajo ka ardhur nga roli që ka pasur Partia Socialiste në realizimin e saj. Nga Rinasi, Rama deklaroi se pavarësia e drejtësisë nuk erdhi vetëm nga mbështetja e SHBA-së dhe Europës, por nga vendimmarrja e politikës shqiptare.

Ai tha se mbështetja ndërkombëtare ka qenë e rëndësishme, por pa angazhimin e qeverisë shqiptare reforma nuk do të ishte realizuar në të njëjtën mënyrë.

“Ndërsa sot, për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, vetë sistemi institucional i Shqipërisë po shfaq aftësi vetëpastrimi që s’i ka pasur kurrë, kjo është një arritje e madhe kombëtare, autorësinë e të cilës, ndjesë, po nuk e negocioj me askënd; është imja dhe e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Pavarësia e drejtësisë nuk ra nga qielli. Nuk e solli koha. As Amerika apo Europa. Ata ndihmuan po, madje shumë, por pa mua dhe Partinë Socialiste ata do kishin bërë të njëjtin Noc Rrok që bënë me qeveritë e mëparshme, deri ditën kur ne i hymë atij deti në këmbë - apo që po bëjne me disa qeveri të tjera rrotull në rajon. Dhe padyshim, nuk e solli pavarësinë e drejtësisë PeDeja, sorrat, korbat e dështakzemërakët, që sot bërtasin “Korrupsion - Korrupsion - Korrupsion, na mbyti korrupsioni” dhe e shikojnë SPAK-un si armën e vetme fatale kundër meje, që i kam mundur e mundur në çdo zgjedhje, e që i mund në këto betejat e shpifura të arenës politike dhe mediatike te akuzave e të shpifjeve, sa herë u gënjen mendja se më zunë ngushtë e ma bënë gropën”, tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit

Rama sulmon mediat dhe Opozitën, mbron Vlora Hysenin por nuk e përmend
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të opozitës se ka marrë si dhuratë një orë të shtrenjtë nga krimi i organizuar. Duke folur nga Rinasi, Rama i ka quajtur deputetët e opozitës si pisanjosë me kostum parlamentar.

Rama tha se të gjitha dhuratat që ka marrë gjatë detyrës si kryeministër janë regjistruar si pronë e shtetit shqiptar dhe se ato nuk i ka marrë për t’i çuar në shtëpinë e tij.

“Sot në kryeministrinë e Republikës së Shqipërisë, ka një muze të dhuratave që merr kryeministri. Atyre pisanjosëve me kostum parlamentar apo me sqep sorrash e korbash në vend të buzëve, të cilët ndër plot jashtëderdhjet e tyre në mexhelisin e Shqipërisë, kanë nxjerrë edhe një orë super të shtrenjtë, që unë e paskesha marrë dhuratë nga krimi i organizuar, u them se në atë muze ka thuajse një duzinë orash të shtrenjta e super të shtrenjta, të cilat më janë dhuruar mua, personalisht, jo nga kriminelë po nga miq të fuqishëm a vizitorë shumë të nderuar.

Por ndryshe nga paraardhësi im, që i ka përlarë të tëra bashkë, me tërë dhuratat e tjera të tetë viteve të tij në zyrën e kryeministrit, unë i kam regjistruar të gjitha dhuratat për kryeministrin si prona të shtetit shqiptar. Sepse çfarë vjen për mua si kryeministër dhe çfarë më takon të kem si kryeministër, nuk vjen as për ta çuar në shtëpinë time, as për ta pasur edhe për veten time. Prandaj për shembull privatisht unë udhëtoj gjithnjë njësoj si çdo shqiptar tjetër ose prandaj fjala vjen, makina ime merret me qera nga partia, nuk blihet nga kryeministria, përderisa përdoret edhe për udhëtime partie e jo vetëm qeverie,” tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Rama bën ironi me Opozitën: Qeveria gjykohet nëse lë drejtësinë të bëjë punën

Rama sulmon mediat dhe Opozitën, mbron Vlora Hysenin por nuk e përmend
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me ironi akuzave të opozitës pas arrestimit të ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, duke thënë se sipas kësaj logjike përgjegjës për çdo rast do të ishte vetë ai. Rama tha se një kryeministër nuk mund të konsiderohet përgjegjës për shkeljet e ligjit nga persona që kanë punuar me të apo pranë tij, ndërsa theksoi se qeveria duhet të gjykohet nga qëndrimi që mban kur një zyrtar përballet me drejtësinë.

Sipas tij, qëndrimi i qeverisë duhet të vlerësohet nëse justifikon, mbron apo i kundërvihet drejtësisë kur një person pranë saj përballet me një hetim.

"Patjetër, e kam fort mirë parasysh, se sa herë del një rast i ri, ku një bashkëpunëtor a zyrtar i lartë ose i ulët, përshihet në librin e llogarive me drejtësinë, rimerr hov drejt meje avazi i vjetër, vulgar dhe përqeshës: Po si mund të mos e dija; po si mundet që të mos jem i përzier unë vetë; po si mund të them prapë se m’i hëngrën dardhat pas shpinës; po si si si...

Sepse sipas atij avazi, kryefajtori i çdo rasti jam pikërisht unë, që e desha kur askush nuk e besonte si të mundshme, e udhëhoqa kur shumëkush e donte të vdekur dhe e mbroj si askush tjetër Reformën në Drejtësi. Por ja që një kryeministër nuk gjykohet dot me pretendimin absurd, që asnjë njeri i lidhur me të nuk do ta shkelë kurrë ligjin, sepse përndryshe shkelësi është ai vetë. Kryeministri dhe krejt shumica qeverisëse gjykohen nga qëndrimi që mbajnë dhe veprimi që bëjnë, kur hapet llogaria e drejtësisë për dikë mes tyre apo pranë tyre.

A e justifikojnë? A e mbrojnë? A i kundërvihen drejtësisë apo e lenë drejtësinë të bëjë punën e saj dhe individin të mbajë përgjegjësinë e vet? Unë premtova rilindjen e një Shqiperie të rrënuar dhe shtetbërjen europiane të Shqipërisë, jo një qeverisje ku askush nuk do të shkelte askurrë në dërrasë të kalbur dhe as një administratë engjëllore, ku xhagajdurët do të avullonin me urdhërin e peshkut, kur i thonë fjalës. Mirë do ishte, por se ka arritur kush në botë. E mbi të gjitha unë u zotova për çlirimin e pavarësimin e drejtësisë dhe fundin e pandëshkueshmërisë për njerëzit e pushtetshëm, pavarësisht përkatësisë politike apo afërsisë me majën e pushtetit politik," tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Nesër do takoj KM"/ Rama u turret mediave dhe SPAK: Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë

Rama sulmon mediat dhe Opozitën, mbron Vlora Hysenin por nuk e përmend
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar mënyrën se si informacionet nga hetimet e drejtësisë bëhen publike në media, duke akuzuar prokurorë dhe gjyqtarë se përdorin gazetarë për të krijuar perceptimin e fajësisë për personat nën hetim. Nga Rinasi, Rama tha se sekreti hetimor nuk mund të mbrohet nga mediat, por problemi qëndron te mënyra se si informacionet e hetimeve përdoren publikisht.

Kryeministri e krahasoi këtë situatë me praktika të diktaturave dhe tha se shpërdorimi i sekretit hetimor për të linçuar persona nuk duhet të anashkalohet.

“As kjo shoqëri nuk bëhet kurrësesi më e mirë, kur i fryn zjarrit të atyre turrave me bulçitë e urrejtjes së kanaleve sociale, ndërkohë që mbllaçit e rimbllaçit nëpër pazar kinse sekretet hetimore, të cilat nxirren në mexhelis nga brenda institucioneve të drejtësisë, duke e katandisur prezumimin e pafajësisë në një leckë të djegur. Askush nuk mund të pretendojë që sekretet hetimore t’i ruajnë mediat, sepse mediat ekzistojnë për të zbuluar jo për të mbuluar.

Prandaj problemi nuk nis tek zëdhënësit informalë të oborrit të drejtësisë nëpër ekrane. Ata përdoren si gazetarë nga prokurorë apo gjykatës të caktuar, për t’i shpallur njerëzit fajtorë pa filluar ende gjyqi, njësoj si në një diktaturë, ku pasi mbarojnë punë mjetet e propagandës, gjyqi mbetet vetëm një formalitet. Prandaj ky problem gjithnjë e më shqetësues, i cili nis te paligjshmëria e ligjëruar brenda oborrit të drejtësisë, ku sekreti hetimor shpërdorohet për të linçuar, poshtëruar, nënshtruar e dënuar publikisht njeriun përpara se ta gjykojë gjykata, nuk mund të anashkalohet më tej.,” tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama: Llogaria e hapur me drejtësinë është çështje personale

Rama sulmon mediat dhe Opozitën, mbron Vlora Hysenin por nuk e përmend
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar arrestin dhe hetimin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit, si një çështje individuale mes saj dhe organeve të drejtësisë. Në deklaratën e tij nga Rinasi, Rama tha se Prokuroria duhet të hetojë, gjykata të gjykojë, ndërsa media të informojë, por sipas tij askush nuk duhet të shpallë fajtor një person pa një vendim gjyqësor.

Kryeministri tha se pavarësia e drejtësisë nuk duhet të nënkuptojë shkëputje nga Kushtetuta, por shtoi se shteti ligjor ndërtohet përmes hetimit të zyrtarëve të fuqishëm dhe mbrojtjes së të drejtave të personave që hetohen.

“Drejtësia nuk mund ta luftojë paligjshmërinë në oborrin e politikës, sipërmarrjes apo krimit, duke e normalizuar paligjshmërinë në oborrin e vet. Pavarësia e shumëpritur e drejtësisë nuk mund të shfaqet assesi si pavarësi nga Kushtetuta, si papërgjegjshmëri ndaj ligjit, si shkëputje nga të drejtat e njeriut dhe si shpërfillje ndaj etikës shoqërore. Prokuroria ka të drejtën dhe detyrën të hetojë. Gjykata ka të drejtën dhe detyrën të gjykojë. Media ka të drejtën dhe detyrën të zbulojë, informojë, kërkojë llogari. Por askush nuk ka të drejtën ta shpallë tjetrin fajtor përpara gjykimit, e jo më pastaj ta dehumanizojë botërisht”, tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Rama i përgjigjet opozitës dhe sulmon mediat: Emërimi i Hysenit në SHISH u bë pasi punoi si këshilltare sigurie

Rama sulmon mediat dhe Opozitën, mbron Vlora Hysenin por nuk e përmend
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj thirrjeve të opozitës për të shpjeguar mënyrën se si Vlora Hyseni u emërua në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Rama tha se Hyseni fillimisht ka punuar pranë tij si këshilltare dhe më pas është emëruar në krye të SHISH, duke u bazuar në referenca të marra nga shërbime partnere.

Në të njëjtën kohë, Rama kritikoi mënyrën se si personat nën hetim trajtohen në media, duke argumentuar se ata nuk duhet të shpallen fajtorë përpara një vendimi të drejtësisë.

"Siç e thashë kur doli masa e arrestit, unë e kam vlerësuar punën e Vlora Hysenit në drejtimin e Shërbimit Informativ. Po njësoj, vlerësimet e partnerëve ndërkombëtarë për punën e saj kanë qenë vijimësisht shumë pozitive. Ndërsa orvajtjet e këtyre ditëve, për ta shpjeguar emërimin në krye të SHISH-it me turlilloj fantazish konspirative, nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me të vërtetën. Si zakonisht e vërteta është e thjeshtë. Fillimisht ka nisur të punojë pranë meje, në rolin e këshilltares që mbulonte marrëdhëniet me institucionet e sigurisë. Pas një periudhe jo të shkurtër në atë rol, si edhe bazuar mbi referencat e shkëlqyera të marra nga shërbimet partnere - nënvizoj, e shkëlqyera - ajo është emëruar drejtuese e Shërbimit.

As nuk vihet sot në diskutim se ish-drejtuesja e Shërbimit Informativ ka hapur një llogari shumë të vështirë me drejtësinë, përveçse ka hyrë në një borxh të madh moral me këtë vend, ku mori besim të pakursyer.  Por, po ashtu, as nuk diskutohet që ky vend nuk bëhet kurrësesi më i drejtë, kur njerëzit e vendosur nën hetim nga prokuroria, linçohen nëpër tezgat mediatike, sikur të ishin shtriga të lidhura mbi turrat e druve të Mesjetës. As kjo shoqëri nuk bëhet kurrësesi më e mirë, kur i fryn zjarrit të atyre turrave me bulçitë e urrejtjes së kanaleve sociale, ndërkohë që mbllaçit e rimbllaçit nëpër pazar kinse sekretet hetimore, të cilat nxirren në mexhelis nga brenda institucioneve të drejtësisë, duke e katandisur prezumimin e pafajësisë në një leckë të djegur”, tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Arrestimi i Hysenit shtangu partnerët"/ Rama: Mbrojtja e institucioneve, detyrë e shtetit

Rama sulmon mediat dhe Opozitën, mbron Vlora Hysenin por nuk e përmend
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se tha se hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit është detyra të drejtësisë, ndërsa mbrojtja e institucioneve është përgjegjësi e shtetit. Nga Rinasi, Rama tha se situata rreth SHISH duhet të trajtohet në mënyrë institucionale.

Në fjalën e tij, kryeministri ka shtuar se pret që kjo çështje të diskutohet në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila do të zhvillohet nesër në orën 08:30.

“Që të jemi shumë të qartë: Hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit janë detyrë ekskluzive e drejtësisë. Kjo nuk ha asnjë diskutim. Kurse mbrojtja e Shërbimit Informativ të Shtetit dhe jo vetëm, nga çdo dëm i panevojshëm kolateral, është detyrë e të gjithë shtetit. As kjo nuk duhet të hajë asnjë diskutim. Ndarja e pushteteve nuk mund të shfaqet kurrësesi si ndarje nga përgjegjësia shtetërore. E këtu rivijmë në fakt tek një pikë që e kemi hasur edhe më parë, prandaj ka ardhur koha ta trajtojmë bashkarisht dhe seriozisht. Besoj se Këshilli i Sigurisë, thirrur nesër nga Presidenti i Republikës, është vendi i duhur për të reflektuar mbi përgjegjësitë institucionale dhe diskutuar mbi garancitë që duhet t’i mbrojnë institucionet tona, e mbi të gjitha ato të sigurisë kombëtare, kur drejtuesit apo punonjësit e tyre rrëshqasin nga binarët e bëhen subjekt i një hetimi penal”, tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Të dhënat hetimore vërshuan në rrjete sociale"/ Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Rama sulmon mediat dhe Opozitën, mbron Vlora Hysenin por nuk e përmend
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar hetimin e SPAK ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Nga Rinasi, Rama i ka dal në mbrojtje Hysenit, duke deklaruar se masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” ndaj saj ishte ekstreme, por theksoi se nuk i takon atij të vlerësojë vendimin e Prokurorisë.

Kryeministri deklaroi se nuk ka ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyjë në çështjet e drejtësisë, ndërsa nënvizoi se çdo akuzë duhet të hetohet deri në fund.

"Konkretisht, në këtë rast, përveç dhe përtej çështjes penale individuale, ka një fakt tjetër parimor, shtetëror, që s’mund të anashkalohet sikur nuk ka ndodhur. Gjatë marrjes së masës dhe administrimit gjyqësor të dosjes, një institucion me ndjeshmëri të veçantë për sigurinë dhe reputacionin e shtetit, u ekspozua. U ekspozua ndaj potencialit të një dëmi të madh, i cili mund dhe duhej të ishte parandaluar plotësisht. U desh, që të dhëna të dosjes hetimore, të vërshonin nëpër kanale sociale e tezga mediatike, përpara se sa gjykata të urdhëronte, si kofini pas të vjelit, kufizimin e publikimit të tyre. Natyrisht pa asnjë sukses.

Kur puna e sjell që hetimi të ngjitet tek kreu i shërbimit inteligjent të vendit, atëherë ky nuk është më problemi i një pushteti të pavarur. Ky është një problem i krejt shtetit dhe prandaj edhe kjo qasje e lëshuar, si pa duar, i ka lënë pa fjalë edhe të gjithë partnerët tanë. Me fjalë të tjera, nuk është me siguri hera e parë në historinë e botës, që shefi i shërbimit sekret merret i pandehur, por është hera e parë në historinë e botës, që institucioni i shërbimit sekret bëhet target kombëtar e ndërkombëtar thashethemesh mediatike, për shkak të mosmarrjes së asnjërës prej masave, që shtetet marrin në një rast kaq fatkeq sa ky,” tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama i del në mbrojtje: Ishte masë ekstreme

Rama sulmon mediat dhe Opozitën, mbron Vlora Hysenin por nuk e përmend
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendosjes së masës së arrestit shtëpie ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke e cilësuar masën si “ekstreme”. Rama tha se zhvillimet e fundit kërkojnë një adresim të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë.

Kryeministri shtoi se çdo dyshim duhet të hetohet deri në fund, ndërsa akuzat duhet të provohen ose të rrëzohen përmes një procesi të paanshëm.

"Sapo jam kthyer nga Nju Jorku, ku siç e dini, përfaqësova Shqipërinë, në javën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Vendosa t’ju drejtohem menjëherë nga këtu, në aeroportin ‘’Nënë Tereza’’, sepse zhvillimet e ditëve të fundit, pas vendosjes së masës së arrestit shtëpiak për ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ, kërkojnë një adresim të menjëhershëm dhe të drejtëpërdrejtë. Sy më sy.

Ishte padiskutim një masë ekstreme, po të mbajmë parasysh se bëhet fjalë për ekspozimin e një institucioni shumë kyç të shtetit. Po unë nuk kam as të drejtën dhe as qëllimin të hyj në përmbajtjen e dosjes, në vlerësimin e provave apo në arsyet që e kanë çuar prokurorinë ta kërkojë dhe gjykatën ta vendosë atë masë. Nuk e kam bërë në asnjë rast më parë dhe nuk do ta bëj as në këtë rast. Çdo dyshim i arsyeshëm, për këdoqoftë, duhet të hetohet deri në fund. Çdo akuzë e ngritur, ndaj kujtdoqoftë, duhet të provohet ose të rrëzohet përmes një procesi të pavarur, të paanshëm dhe të rregullt gjyqësor. Çdo masë kufizimi e lirisë nga organi i akuzës, për cilindoqoftë që nuk ka imunitet parlamentar, kundërshtohet vetem në gjykatë, jo në podiumin e Kryeministrit, as në foltoret e politikës," tha Rama./Dosja.al

 

2 ORE ME PARE

Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën, video-mesazhi shpërndahet me regji nga Kryeministria

Rama sulmon mediat dhe Opozitën, mbron Vlora Hysenin por nuk e përmend
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka anuluar konferencën për mediat që ishte paralajmëruar pas mbërritjes së tij në aeroportin “Nënë Tereza”, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara. Gazetarët kanë mbetur jashtë aeroportit, ndërsa Rama ka zgjedhur të përcjellë një video-mesazh të regjistruar, i cili do të shpërndahet me regji nga Kryeministria.

Mesazhi i kryeministrit vjen në një moment kur SPAK po heton ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, e cila dyshohet se i ka dorëzuar informacione sekrete biznesmenit Ergys Agasi, i arrestuar në kuadër të dosjes “AKSHI”. Rama pritet të jetë i pranishëm edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila do të zhvillohet të hënën në orën 08:30 në Pallatin e Brigadave./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Kryeministri Rama mbërrin në Rinas, pas pak do tu drejtohet me një mesazh shqiptarëve

Rama sulmon mediat dhe Opozitën, mbron Vlora Hysenin por nuk e përmend
Edi Rama

RINAS- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Pas mbërritjes në Shqipëri, Rama pritet të adresojë një mesazh për shqiptarët.

Mesazhi i kryeministrit vjen në një moment kur SPAK po heton ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, e cila dyshohet se i ka dorëzuar informacione sekrete biznesmenit Ergys Agasi, i arrestuar në kuadër të dosjes “AKSHI”. Rama pritet të jetë i pranishëm edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila do të zhvillohet të hënën në orën 08:30 në Pallatin e Brigadave./Dosja.al

edi rama vlora hyseni

Sondazh

Poll

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit

Rama bën ironi me Opozitën: Qeveria gjykohet nëse lë drejtësinë të bëjë punën

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama: Llogaria e hapur me drejtësinë është çështje personale

Rama u turret mediave dhe SPAK: Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë

Rama i përgjigjet opozitës dhe sulmon mediat: Emërimi i Hysenit në SHISH u bë pasi...

"Arrestimi i Hysenit shtangu partnerët"/ Rama: Mbrojtja e institucioneve, detyrë e shtetit

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama i del në mbrojtje: Ishte masë ekstreme

Xing në Rinas/ Rama vjen nga SHBA, Berisha largohet për në Strasburg

Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën...

Me destinacion Greqinë, kapen 90 kg drogë në Kakavijë

Arrestohet 66-vjeçari në Fier, i gjendet automatik dhe nje 'Benz' i trafikuar nga Britania

Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, goditen disa grupe! 31 të arrestuar, 14 të tjerë në kërkim

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

I dënuar me6vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, dorëzon letrat kredenciale

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh

Arben Kola: Kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe

Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet e Bashkuara

Asambleja e OKB/ Rama: Jemi kundër kufizimit të IA, nevojiten sisteme kundër manipulimeve

Rama në OKB: Liria e shprehjes po kërcënohet nga përdorimi si armë i ‘fuqisë së shpërndarjes’

Rama: Algoritmi aktivizoi urrejtjen! Qytetarët protestuan kundër një armiku fantazmë

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Ne jemi të parët në botë me “Diellën”

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Shqipëria po përjeton të ardhmen që të tjerët ende....

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shitet qeveria, jo Shqipëria

Kryeministri Rama në SHBA: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama sulmon protestuesit: Shqipëria e shqiptarëve, slogan i neveritshëm dhe i turpshëm

Rama: Në Shqipëri do investohen miliarda jo vetëm me projektin e Kushner, por me projekte të mëdha

Rama nga SHBA: Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu

Pamje të rënda nga atentati në Sarandë! Artan Myrtaj vrapon për t’u shpëtuar plumbave...

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit...

Aktivisti Lika për Vlora Hysenin: Nuk duhej të futej në SPAK, duhet të jetë në burg

Aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve në SHBA: Priteni Ramën me vezë para OKB-së...

Aktivistja Vatnikaj: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë

Dita e 117-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Klodiana Lala për sulmin e Vlora Hysenit: Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal

I moshuari shoqërohet me forcë nga policia gjatë protestës së sotme