Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Liri për Xhakën”, tifozët zviceranë brohorasin emrin e kapitenit gjatë ndeshjes me Maqedoninë e Veriut

    Pacienti 40-vjeçar humb jetën në QSUT, dy mjekë të Shkodrës nën hetim për mjekim të pakujdesshëm

    Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Tiranë dhe Rinas dy persona

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Liri për Xhakën”, tifozët zviceranë brohorasin emrin e kapitenit gjatë ndeshjes me Maqedoninë e Veriut
    Sport

    “Liri për Xhakën”, tifozët zviceranë brohorasin emrin e kapitenit gjatë ndeshjes me Maqedoninë e Veriut

    September 27, 2026

    Tifozët e Zvicrës kanë shprehur mbështetjen e tyre për kapitenin Granit Xhaka gjatë ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut, duke brohoritur vazhdimisht emrin e tij dhe duke shpalosur një banderolë me mesazhin “Liri për Xhakën”.

    Zvicra fitoi 0-3 ndaj Maqedonisë së Veriut të premten, por kombëtarja zvicerane do të duhet të luajë të paktën edhe tre ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve pa Xhakën.

    Kapiteni është aktualisht nën hetim nga prokuroria në Zvicër lidhur me një vërtetim vaksinimi kundër COVID-19. Xhaka akuzohet se ka marrë një certifikatë vaksinimi pa u vaksinuar, pretendim të cilin ai e ka pranuar dhe për të cilin ka kërkuar falje.

    Nga ana tjetër, mjekja e ndaluar në lidhje me çështjen i ka mohuar këto pretendime, duke deklaruar se e ka vaksinuar personalisht Xhakën dhe se dokumenti është origjinal.

    Në pritje të zbardhjes së plotë të ngjarjes, Xhaka dhe përfaqësuesit e Federatës Zvicerane vendosën që futbollisti të mos grumbullohej për këto ndeshje, me qëllim shmangien e shpërqendrimeve rreth ekipit.

    Megjithatë, mungesa e tij u ndje gjatë ndeshjes në Shkup. Sipas gazetës zvicerane “Blick”, emri i Xhakës u dëgjua vazhdimisht në tribunat e stadiumit, ndërsa tifozët shfaqën edhe banderolën “Liri për Xhakën”.

    Mbështetja për kapitenin erdhi edhe nga bashkëlojtarët. Remo Freuler u shpreh se nuk kishte nevojë të flitej gjatë për Xhakën, duke e cilësuar atë si të pazëvendësueshëm dhe duke shpresuar që ai të rikthehet shpejt dhe situata të zgjidhet.

    futboll kapiten tifoze Xhaka zvicer
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Liri për Xhakën”, tifozët zviceranë brohorasin emrin e kapitenit gjatë ndeshjes me Maqedoninë e Veriut

    September 27, 2026

    Pacienti 40-vjeçar humb jetën në QSUT, dy mjekë të Shkodrës nën hetim për mjekim të pakujdesshëm

    September 27, 2026

    Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Tiranë dhe Rinas dy persona

    September 27, 2026

    Stuhi të fuqishme dhe breshër në Greqi, moti i keq përfshin edhe Athinën

    September 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.