“Arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, Rama: Masë ekstreme! Akuzat të provohen në mënyrë të paanshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendosjes së masës së sigurisë ndaj ish-drejtueses së SHISH, duke e cilësuar situatën si një rast që kërkon “adresim të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë”. Rama tha se nuk do të ndërhyjë në përmbajtjen e dosjes apo arsyet e prokurorisë, ndërsa theksoi se çdo akuzë duhet të hetohet dhe provohet në mënyrë të paanshme. Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për ekspozimin e të dhënave të dosjes gjatë procedurës.
Edi Rama:
Pas vendosjes së masës për ish drejtruesen e SHISH kërkoj adresim të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë. Ishtre një masë ekstreme, por bëhet fjalë për një institucion kyç të shtetit. Nuk kam qëllim të hyj në përmbajtjen e dosjes apo arsyen pse prokuroria kërkoi këtë masë. Nuk e kam bërë as më parë nuk e bëj as tani. Çdo rast duhet të hetohet deri në fund. Çdo akuzë duhet të provohet në mënyrë të paanshme.
Respekti për pavarësinë e drejtësisë nuk do të thotë heshtje. Në këtë rast, përveç rastit individual, ka një gjë tjetër. Gjatë marrjes së masës dhe administrit të dosjes u ekspozua. Të dhënat të vërshonin nëpër kanale digjitale.




